Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More***
Janë ekzekutuar gjithsej 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto, të gjitha vendimet kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit , ku 3 vendime nga Gjykata e Posaçme e Apelit janë ndryshuar me shënimet përkatëse dhe 2 janë lënë në fuqi. Janë nxjerrë gjithsej 48 urdhra ekzekutimi për 48 persona të dënuar. Për 2 persona Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm dhe për 1(një) person ka vendosur pafajësinë. Për 20 të dënuar, veç masave të dhëna me dënimet kryesore, është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit 35 të K. Penal heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike. Për 3 vendime penale të formës së prerë janë nxjerrë urdhëra ekzekutimi për disponimin e provave materiale ku është bërë konfiskimi apo kthimi i tyre sipas vendimmarrjes se gjykatës. Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike. Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për përfundimin e dënimit alternativ dhe u është dërguar Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës ku kanë vendbanimin e tyre, për 2 shtetas.***
Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 16 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 1 (një) shtetasi shqiptar. Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë edhe në 8 Takime/Trajnime/Konferenca, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.***
U është kthyer përgjigje e plotë 17 (shtatëmbëdhjetë) kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga mediet dhe shtetas shqiptarë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.