spak.gov.al

veprimtaria

Prokuroria e Posaçme dhe Njësia e Posaçme Hetimore për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve penale sipas nenit 135, paragrafi 2, tëKushtetutës janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm. Njësia e Posaçme Hetimore është nëvarësi të Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykata vetë posaçme për veprat penale:

Çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal.

Krimet e parashikuara nga Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë si më poshtë:

    • Neni 244 Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
    • Neni 244/a Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë.
    • Neni 245 Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor.
    • Neni 245/1 Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
    • Neni 257 Përfitimi i paligjshëm i interesave.
    • Neni 258 Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
    • Neni 259 Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
    • Neni 259/a Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë.
    • Neni 260 Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor.
    • Neni 312 Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit.
    • Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

-a Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare.

-b Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj.

-c Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja.

-ç Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

-d Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare.

-dh Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj.

-e Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja.

Akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë te Drejtësisë, kryetarit të bashkisë ,deputetit , zëvendës ministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose nëligj;

Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kurvepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Veprimtaria

Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.