spak.gov.al

Kabineti i drejtorit të BKH

Znj. Sadleva Malo Bodo ka lindur në 29 Janar 1988. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë (viti 2010) Universiteti i Tiranës dhe ka fituar titullin “Jurist” me diplomë të ciklit 4-vjeçar universitar “Master Shkencor”. Gjatë periudhës 2016-2018 Znj. Bodo ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare “Master në shkencën e së drejtës, për sistemin ligjor të Shteteve të Bashkuara të Amerikes LL.M” në Universitetin Wayne State, Detroit, Michigan USA dhe në vitin 2021 është diplomuar nga Universiteti i Manstrihtit, Holande më Diplomën e Programit për Menaxhimin e Migracionit (MMDP 2021).

Eksperienca e Punës

Gusht 2021 dhe aktulaisht – Këshilltar ligjor i Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK.

Dhjetor 2022 e në vijimAnëtare e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, FSHF.

Maj 2018 – Gusht 2021 – Drejtor i Drejtorisë së Integrimit Evropian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombetare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.

Shtator 2018- Dhjetor 2018 Ndihmëse Ligjore e Znj. Jennifer Faunce, Gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të 16th, Macomb County, Michigan USA.

Maj 2018 është vlerësuar me çmimin Warrior Pro Bono Award” nga Universitetit Wayne State University, Detroit, Michigan, për angazhim të provuar me shërbime dhe asistence ligjore “Pro Bono” (pa pagesë) për nevoja dhe qëllime të komunitetit.

Qershor 2017 – Gusht 2017 Asistente Ligjore pranë zyrës së avokatisë “Weber & Olcese” P.L.C. Troy, Michigan.

Shtator 2014 – Gusht 2016 – Asistente e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI. Mars 2015 deri në Gusht 2016 Specialiste në ILDKPKI.

Shtator 2013 – Gusht 2014 – Përfaqësuese Ligjore e studios “EMC” sh.p.k në procese administrative dhe ligjore.

Qershor 2012-Gusht 2013 – Juriste dhe përfaqësuese ligjore pranë zyrave qendrore të Union Bank.

Janar 2011 – Shtator 2011 – Këshilltare Ligjore pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuese pranë Kolegjit Zgjedhor dhe bashkëhartuese e programe të trajnimit për procesin zgjedhor në Shqipëri.

E – MAIL: [email protected]

Znj. Xhoana Kovaçi mban detyrën e Këshilltarit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit që nga data 4 prill 2026.

Përpara emërimit në këtë detyrë, znj. Kovaçi shërbeu si Këshilltare Ligjore në OPDAT, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, detyrë që e ushtroi nga viti 2022 deri në vitin 2026. Në këtë rol, ajo bashkëpunoi ngushtë me Këshilltarët Ligjorë Rezidentë të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e iniciativave ligjore dhe institucionale në kuadër të reformës në drejtësi, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe koordinimin me aktorët kryesorë të sektorit, përfshirë përfaqësues të nivelit të lartë të pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

Nga viti 2009 deri në vitin 2022, znj. Kovaçi, në kuadër të OPDAT, menaxhoi programe të fokusuara në ofrimin e asistencës teknike për institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit dhe të dëshmitarëve.

Më herët, ajo shërbeu si Asistente Programi për Programin e Kontrollit të Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS), si dhe si Koordinatore për Zyrën e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (ODC), pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Përvoja e saj profesionale përfshin gjithashtu angazhimin si përkthyese dhe interprete në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR-it dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, duke kontribuar në programet e rindërtimit dhe të ndihmës pas konfliktit.

Znj. Kovaçi është diplomuar në Drejtësi dhe mban titullin Master i Shkencave në të Drejtën Penale nga Universiteti Luarasi. Po ashtu, mban titullin Master i Shkencave në Politikat dhe Qeverisjen në Evropë nga Universiteti i Tiranës, si dhe diplomën Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës.

Gjithashtu, znj. Kovaçi është certifikuar si Koordinatore për Viktimat e Krimit nga University of Georgia (SHBA). Ajo ka shërbyer si lehtësuese në një sërë trajnimesh të organizuara nga OPDAT, të fokusuara në mbështetjen e viktimave të krimit dhe në metodologjitë bashkëkohore të të nxënit për të rritur.

Znj. Kovaçi zotëron gjuhën angleze dhe gjuhën italiane.

Copyright © SPAK 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.