

Znj. Aida Veizaj (Hajnaj)
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Znj. Aida Veizaj (Hajnaj) është emëruar në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ka filluar ushtrimin e detyrës së saj në datën 1 shtator 2020, për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi.
Znj. Veizaj ka lindur në 24 gusht 1969 në qytetin e Gjirokastrës dhe është diplomuar në Fakultetin e Drjtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1991. Në vitin 2008 pranë këtij fakulteti ka përfunduar studimet pasuniversitare në “Të drejtën civile”.
Znj. Veizaj ka një karrierë të gjatë profesionale dhe kualifikime të vazhdueshme, brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Karriera profesionale
Nga 15 gusht 1991 deri 1997 ka punuar si hetuese dhe oficere e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Nga viti 1998 deri në gusht 2000 ka punuar në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Nga gushti 2000 deri në dhjetor 2004 ka punuar në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Rendit Publik.
Nga dhjetori 2004 deri në dhjetor 2013, u emërua Shefe e Sektorit të Përpunimit të të Dhënave, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Nga dhjetori 2013 deri në prill 2017, u emërua Shefe Sektori Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Financiare dhe Ekonomike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nga prilli 2017 deri janar 2019 u emërua Drejtore e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit. Gjatë kësaj periudhe ka mbajtur dhe pozicionin e Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit .
Nga janari 2019 deri në gusht 2020 ka mbajtur pozicionin e Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit .
Ka përvojë në mësimdhënie si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë “Albanian University”, Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2014.
Ka marrë pjesë si lektore në trajnimet e ofruara nga OPDAT në Tiranë, 2005-2008, në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave të trafikimit.
Znj. Veizaj, gjatë karrierës së saj profesionale, ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh, kurse kualifikimi, simpoziume dhe konferenca në fushat e luftës kundër krimit të organizuar, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, hetimet për pastrim parash, hetime financiare, hetime korrupsioni, udhëheqje dhe menaxhim, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e saj profesionale, aftësitë e saj menaxhuese dhe drejtuese.
Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.