Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreProkuroria e
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në
kuadër të procedimit penal nr.181 të vitit 2022 dhe në përfundim të tyre në
datën 24.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për
gjykim në ngarkim të të pandehurve:
1.
Sokol Canameti, akuzuar për veprën penale
të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë
të sistemit të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal;
2.
Erjon Kuzari, akuzuar për veprën
penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të
tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319
dhe 25 të Kodit Penal dhe,
3.
Flatin Kuzari, akuzuar për veprën
penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të
tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319
dhe 25 të Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve
të kryera në kuadër të këtij procedimi dhe provat e grumbulluara provohet tej
çdo dyshimi të arsyeshëm se, më datë 10.10.2022 të pandehurit Flatin Kuzari dhe
Erjon Kuzari, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë shumën prej 235.000
(dyqind e tridhjetë e pesë mijë) lekë oficerit të policisë gjyqësore Sokol
Canameti, në këmbim të lënies së lirë, të shtetasit Erjon Kuzari i cili ishte
kapur nga autoritetet e policisë në posedimin e një sasie lënde narkotike të
dyshuar si kokainë një ditë më parë, pra në datë 09.10.2022.
Oficeri i policisë
gjyqësore Sokol Canameti, duke shfrytëzuar funksionin e tij, me rol në
procedurën e shoqërimit të një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike,
e duke qenë referues i veprës penale në prokurori, ka abuzuar duke ushtruar
presion, se do ta arrestonte shtetasin Erjon Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte
shumën prej 2000 eurosh. Pra ai ka kërkuar që kjo shumë ti dorëzohej brenda ditës,
duke vendosur dhe orar. Ai është takuar me babain e Erjonit, shtetasin Flatin
Kuzari, i cili në kushte të vështira ekonomike, e kishte siguruar këtë shumën
duke e marrë hua, tek të njohur të tij, dhe rreth orës 19.00 të datës
10.10.2022, ia ka dhënë këtë shumë oficerit të policisë gjyqësore në afërsi të
Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Hetimet e këtij
procedimi janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Autoritetit të
Mbikëqyrjes Policore dhe hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin
dhe kontrollin e prokurorit të posaçëm.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.