Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 49 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsionit
pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit aktiv të
personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet
259 dhe 244 të Kodit Penal.
Në
funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda
speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të
hetimit.
Në analizë të veprimeve hetimore
të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova
se shtetasi I.K., me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të paktën në katërmbëdhjetë raste u ka marrë
qytetarëve të ndryshëm, trashëgimtarë të ish pronarëve, shuma parashë në shkëmbim
të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të
kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Shtetasi I.K. dyshohet se ka
konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”
parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal në katërmbëdhjetë raste, ndërkohë që
shtetasit D.L., Xh.V., G.T., D.D., L.A., A. H., J.Z., V.B. dhe A. G., dyshohet se kanë
konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar
nga neni 244 i Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës
së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 20 datë 16
Mars 2023 ka vendosur
I.
Caktimin
e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238
i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin, I.K. si person i dyshuar për
kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që
ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259 i Kodit Penal (katërmbëdhjetë
herë).
II.
Caktimin e masës së
sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar
nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasit D.L. dhe A.G., si persona të dyshuar për kryerjen e
figurës së veprës penale të “Korrupsionit
aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244
I Kodit Penal;
III.
Caktimin e masës së
sigurimit personal “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga
neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit XH.V., G.T., D.D., L.A.,
A.H., J.Z. si persona të dyshuar
për kryerjen e figurës së veprës penale të
“Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”
parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal;
IV.
Caktimin
e masës së sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parshikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës
Penale, për personin nën hetim V.B. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës
penale të “Korrupsionit aktiv të
personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit
Penal.
Masat e sigurimit për shtetasit e sipërcituar, janë
ekzekutuar në datën 20 Mars 2023, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi
A.G.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.