Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.197/2020, që bën fjalë për veprat
penale “Falsifikimi i vulave, stampave e formularëve” dhe “Shpërdorimi i
detyrës” dhe të parashikuara nga nenet 190 dhe 248 të Kodit Penal.
Objekt hetimi, në
kuadër të këtij procedimi kanë qenë dy fakte penale: procedura e dhënies së
lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe plotësimi i dokumentacionit
të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit “Shërbim konsulence”
për sigurimin e projektit “Projektim
zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në
Currila”, me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.
Në përfundim të
hetimeve paraprake të këtij procedimi ka rezultuar se:
Së pari, gjatë miratimit dhe
zbardhjes/protokollimit të lejes së ndërtimit, të miratuar me vendimin e
Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës Nr.02 datë
28 Shtator 2011, në favor të Shoqërisë “Fakle sh.p.k”, janë kryer veprime në
kundërshtim me kompetencat e Kryetarit të Bashkisë dhe nëpunësve të Drejtorisë
së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, të parashikuara nga Ligji
Nr.8652, datë 31 Korrik 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes
vendore” dhe Ligji Nr. 10 119 datë 23 Prill 2009 “Për planifikimin e
territorit” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, të cilat konsistojnë
në protokollimin/zbardhjen e lejes së ndërtimit në datën 14 Tetor 2014, dy vjet
pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.
Pas zbardhjes së
lejes së ndërtimit, janë hartuar në mënyrë fiktive dhe të gjithë dokumentet që
përpilohen dhe administrohen nga subjekti ndërtues dhe zyrtarët e Drejtorisë
së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, duke hartuar dokumentet
përkatës për të gjitha fazat në të cilat ndodhej ndërtimi, ndërkohë që është
provuar me prova si pyetje e dëshmitarëve dhe ekspertimi përkatës, që ndërtimi
i pallatit kishte përfunduar që në vitin 2012 dhe ishte i banueshëm.
Në këtë mënyrë, është
bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe
vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të
miratuar nga Bashkia Durrës.
Së dyti, në lidhje me faktin
e dytë të hetuar ka rezultuar se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer
një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të
quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga
Bërryli deri në Currila”.
Me Urdhrin Nr. 84
datë 11 Shtator 2013 protokolluar me Nr. 4151 Prot., në të njëjtën datë, është
ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike. Ky grup është ngarkuar
me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimit, fondin limit, termat e
referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi.
Nga ana e anëtarëve
të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush
Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë
herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të
Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimit,
drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”.
Kryetari i Bashkisë
Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me
vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke
u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës
totale.
Edhe pas bërjes me
dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin
përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe
nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet
dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë,
Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e
këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin Dhjetor 2015,
ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2
lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një
dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit
2016 e në vijim.
Në përfundim të
hetimeve paraprake Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin
në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:
1.
Vangjush Dako, me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Durrës, i
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në
bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, e kryer dy herë;
2.
Adhurim Qehajaj, me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së
Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i
akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e
formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga
personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, si dhe veprën penale
të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim, parashikuar
nga nenet 190/3 dhe 25 dhe 248 dhe 25 të Kodit Penal;
3.
Fiqiri Farruku, administrator i subjektit “Fakle” sh.p.k, i
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e
formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga
personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga
nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
4.
Ermal Lama, me detyrë specialist në Drejtorinë e
Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i
akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave,
stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të
miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim,
parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
5.
Fatmir Ejupi, me detyrë specialist në Drejtorinë e
Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e
formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga
personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga
nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
6.
Adrian Bulku, me detyrë Inxhinier topograf i licencuar, i
kontraktuar nga Shoqëria “Fakle” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale
të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit
të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në
bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
7.
Ferzilet Hajdëri, me detyrë Ing. Ndërtimi e Licencuar, në
rolin e kolaudatorës së objektit të ndërtuar nga Shoqëria “Fakle” sh.p.k, e
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar
nga neni 248 i Kodit Penal;
8.
Adnand Toçila, me detyrë specialist në Zyrën e Projekteve
në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të
detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
9.
Diana Dedja, me detyrë specialiste në Zyrën e Projekteve
në Bashkinë Durrës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të
detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
10. Bashkim Salillari, me detyrë
specialist në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e
veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit
Penal;
11. Hanza Reka, me detyrë
Përgjegjëse e Sektorit të Financës në Bashkinë Durrës, e akuzuar për kryerjen e
veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit
Penal.
Krahas dërgimit për
gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve të përmendur më sipër,
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e procedimit penal, në ngarkim të
personit nën hetim Meri Priftuli, pasi nga provat e administruara së fundi nga
hetimi, u vërtetua se kjo shtetase nuk ka marrë pjesë në kryerjen e ndonjë vepre
penale.
*Sqarim: Çdo person
prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor
të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.