Njoftim për shpallje të procedurës “Lëvizje Paralele” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreut IV, Kreu V të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e Prokurorisë se Posacme,

 

URDHËROJ:

 

Fillimin e procedurave për “Lëvizje Paralele” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” për pozicionin: “2 (dy) Specialist pranë Sekretarisë Administrative–Kategoria ekzekutive: III-b

 

Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori nëpërmjet procedurës “Lëvizja Paralele” sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar.

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës “Lëvizje paralele”, rezulton se është ende vakant, ai do të jetë i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës “Pranim në shërbimin civil”.

 

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

03/02/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  • Pranon dokumentat dhe aktet proceduriale;
  • Bën kopje të aktit dhe i njëson ato me origjinalin;
  • Rendit, numëron, inventarizon aktet, bën lidhjen e fashikullit apo të materialeve të tjera hetimore, sipas kërkesës së prokurorit;
  • Përpilon shkresa për shoqërimin e akteve dhe fashikujve përkatës;
  • Kryen detyra të ngarkuara posaçërisht nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Prokurori apo Kancelari.

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

  • Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;

 b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike/Shoqërore.
  • Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në fushën Juridike/Shoqërore;
  • Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune;
  • Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE-së e vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.

 

  • Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim;
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Diplomë/Certifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër të BE-së;
  15. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

 

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:

 

Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

 

03/02/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

 

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  • 60 pikë intervista me gojë.

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

 

  1. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedures “Pranim në shërbimin civil” për kategorinë ekzekutive.

 

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

g – Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike/Shoqerore.
  • Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në fushen Juridike/Shoqerore;
  1. Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune;
  1. Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE-së e vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Diplomë/Certifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër të BE-së;
  15. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

 

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:

 

Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

 

03/02/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

 

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al