Njoftim për shpallje të kandidatit fitues në përfundim të vlerësimit të procedurës “Ngritje ne detyre” në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”- kategoria III-a

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; Vendimit Nr.232/2Prot, datë 15.06.2023

URDHËROJ:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues pas fazës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për procedurën “Ngritje në detyrë” si më poshtë:
  • Znj. Qefsere Shehi, kandidat fitues për pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
  1. Kandidati fitues znj. Qefsere Shehi, do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al