Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar i Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e nivelit te ulët drejtuese në pozicionin:
1 (Një) Përgjegjës Sektori i Financës dhe Menaxhimit të Aseteve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar- Kategoria e nivelit te ulët drejtues III-a
Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civile të së njëjtës kategori nepermjet procedurës “Lëvizja Paralele”
Vetem ne rast se ky pozicion rezulton se eshte ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedures “Ngritje në detyrë” dhe “Pranim ne sherbim civil” dhe sipas Ligjit të Nëpunësit Civil dhe VKM 242, date 18.03.2015
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJA PARALELE, NGRITJA NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
07/03/2023
Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Ndjek dhe zbaton planin e miratuar të buxhetit për Prokurorinë e Posaçme;
- Harton në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë planin mujor të punës;
- Evidenton dhe kontrollon shpenzimet buxhetore sipas zërave dhe nxjerr të dhëna mujore dhe katër mujore mbi bazën e dokumentave financiare të shpenzimeve;
- Përgjigjet për pasqyrimin të saktë të evidencës kontabile, në përputhje me planin kontabël dhe ligjin për kontabilitetin;
- Përgjigjet për mirëadministrimin e pasurisë së institucionit dhe kryerjen në afat të inventarizimit të vlerave monetare dhe materiale;
- Bën rakordim dhe mbyllje mujore të llogarive;
- Kryen rregullisht rakordime dhe të dhëna me degën e thesarit për përdorimin e buxhetit;
- Harton bilancin vjetor kontabël për aktivitetin financiar të institucionit;
- Përgjigjet për vlerësimin e aktiveve të institucionit dhe pasqyrimin e tyre në librat aktiveve.
- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedure te gjithe nëpunësit civil të së njëjtës kategori ne te gjitha Institucionet pjesë e shërbimit civil.
- Kushtet për lëvizjen parale dhe kriteret e veçanta:
- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, III-a, vërtetuar me vendimin e konfirmimit të statusit;
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit të punës “mirë” apo “shumë mirë”.
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike dhe Bachelor duhet te jete në Shkenca Ekonomike, ose ekuivalenten e sistemit arsimor 4-vjeçar.
- Të kenë të paktën 15 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit financiar, nga te cilat 5 vite pervoje pune ne pozicion te barasvefshem (pergjegjes) ne fushen e menaxhimit financiar.
1.2 Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të Spak;
- Kërkesë për punësim;
- CV të detajuar bashkë me një foto;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjës gjyqësore;
- Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
- Kopje të noterizuar e Diplomës së Shkollës së lartë (përfshirë dhe çertifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
- Fotokopje e Librezës së punës;
- Vërtetim banimi;
- Çdo dokument tjetër e cila verteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të permenduar në CV e kandidatit;
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.
Në faqen zyrtare të Spak do të shpallet lista e kandidatëve të cilët plotësojne kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë se ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë. Në të njëjtën datë, kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për levizjen paralele do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, ” “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, ” Për menaxhimin e aktiveve të njësisë së sektorit publik”, i ndryshuar.
- Njohuritë mbi Udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 9, datë 20.03.2018 “Për Procedurat Standarde të Zbatimit të Buxhetit”
- Njohuritë mbi Udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 8, datë 09.03.2018 “Për procedurat e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit të pasqyrave financiare vjetore në njësitë e qeverisjes së përgjithshme”.
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të githë kandidatët pjesëmarrës ne këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.
- NGRITJA NË DETYRË
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
- Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranim ne sherbim civil kriteret e veçanta.
- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, III-a, vërtetuar me vendimin e konfirmimit të statusit;
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit të punës “mirë” apo “shumë mirë”.
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike dhe diploma Bachelor duhet te jete në Shkenca Ekonomike, ose te zoteroje displome ne sistemit arsimor 4-vjeçar.
- Të kenë të paktën 15 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit financiar, nga te cilat 5 vite pervoje pune ne pozicion te barasvefshem (pergjegjes) ne fushen e menaxhimit financiar.
- Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të Spak;
- Kërkesë për punësim;
- CV të detajuar bashkë me një foto;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjës gjyqësore;
- Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
- Kopje të noterizuar e Diplomës së Shkollës së lartë (përfshirë dhe çertifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vertetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
- Fotokopje e Librezës së punës;
- Vërtetim banimi;
- Çdo dokument tjetër e cila verteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të permenduar në CV e kandidatit;
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.
Në faqen zyrtare të Spak do të shpallet lista e kandidatëve të cilët plotësojne kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë se ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë. Në të njëjtën datë, kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për levizjen paralele do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista.
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, ” “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011,” Për menaxhimin e aktiveve të njësisë së sektorit publik”, i ndryshuar.
- Udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 9, datë 20.03.2018 “Për Procedurat Standarde të Zbatimit të Buxhetit”
- Udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 8, datë 09.03.2018 “Për procedurat e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit të pasqyrave financiare vjetore në njësitë e qeverisjes së përgjithshme”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme.