Njoftim për shpallje në faqen zyrtare të SPAK të procedurës së punësimit “Ngritje në Detyrë” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë, për pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve.

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV dhe V të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar si dhe procesverbalin Nr. B39 Prot., datë 27.01.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e prokurorisë,

 

URDHËROJ:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të procedurës “Ngritje në Detyrë” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë për kandidatin e vetëm të poshtëshënuar:

 

  • Julinda Mansaku

 

  1. Testimi me shkrim dhe më pas intervista e struktururar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rruga: “Jordan Misja”, në datën 02.02.2023 (e enjte), ora 10:00.
  2. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al