NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E TESTIMIT ME SHKRIM PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT PËR HETUES FINANCIAR, NË SEKTORIN E HETIMIT FINANCIAR

NJOFTIM 

MBI ZHVILLIMIN E TESTIMIT ME SHKRIM PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT PËR HETUES FINANCIAR, NË SEKTORIN E HETIMIT FINANCIAR, NË PROKURORINË E POSAÇME

 

Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme, pasi zhvilloi fazën e parë të vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurimit për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme, njofton të gjithë kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e testimit me shkrim, si fazë e dytë e procedurës së konkurimit.

Testimi me shkrim për kandidatët që konkurojnë për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet ditën e mërkurë, në datën 17.09.2025, ora 09:00.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Shkollës së Magjistraturës, me adresë: Rruga “Ana Komnena”, godina “Poli i Drejtëisë”, Tiranë.

Kandidatët duhet të paraqiten në adresën e mësipërme në orën 08:30, me dokument identifikimi. 

Njoftimet e Fundit

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.