NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR TË PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE PËR KATEGORINË E ULËT DREJTUESE PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË INFRASTRUKTURËS, NË DREJTORINË E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR TË PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE PËR KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË INFRASTRUKTURËS, NË DREJTORINË E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, KLASA III-1

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Infrastrukturës, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Almir Kapidani
  2. Armant Vogli

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 08.05.2026, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë. 

Njoftimet e Fundit

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.