Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele për kategorinë ekzekutive Specialist Buxheti, në Sektorin e Financës dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kategoria IV-1

 

Në mbështetje të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, shkronja “b”, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

·         1 (një) Specialist Buxheti, në Sektorin e Financës dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria ekzekutive IV-1

 

 

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al