NJOFTIM

MBI VAZHDIMIN E PROÇEDURËS SË KONKURIMIT PËR HETUES NË SEKTORIN E HETIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E POSAÇME

 

Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka zhvilluar fazën e dytë të vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar në proçedurën e konkurimit për hetues në Sektorin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme, njofton kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e fazës së tretë të konkurimit, të intervistës së strukturuar me gojë.

Bazuar në nenin 6, pika 8, shkronjat (b) dhe (c) të rregullores nr.248, datë 27.04.2022 të Prokurorisë së Posaçme, në fazën e tretë të konkurimit do të marrin pjesë vetëm kandidatët që në dy fazat e para të konkurimit kanë grumbulluar minimumi 40 pikë, të treguar në tabelën e mëposhtme:

 

Nr.Emri mbiemriFaza I-JetëshkrimiFaza II-TestiTotali
1.Elton Kërluku134760
2.Besmir Karaxha104858
3.Ritano Nano104656
4.Gentjan Keshi94554
5.Ilia Gogo84553
6.Adush Laha114152
7.Amanda Gjoka103949
8.Gerti Loli64349
9.Edlir Ajazi83947
10.Anduen Abazi73845
11.Çezar Keçi93342
12.Adelajda Metaj93342
13.Endri Meçi93140
14.Anisa Jahollari93140
15.Andri Neli83240

 

Intervista me kandidatët do të zhvillohet në datën 14.07.2022, në godinën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kandidatët do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intervistës.

Kandidatët që në dy fazat e para të konkurimit nuk kanë grumbulluar minimumi 40 pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet e tyre.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al