Mbi takimin e zhvilluar ndërmjet SPAK dhe DNA.

Njoftim

Mbi takimin e zhvilluar ndërmjet SPAK dhe DNA.

Me datë 11 Nëntor 2020 u zhvillua një takim i përbashkët pune ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm (DNA) të Republikës së Italisë, me objekt : “Shkëmbimi i përvojave dhe praktikat më të mira mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.”

Takimi u drejtua nga Kryeprokurori i DNA, zoti Federico Cafiero de Raho dhe Drejtuesi SPAK, zoti Arben Kraja. Të pranishëm ishin prokurorë Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Drejtues dhe prokurorë të Drejtorive Rajonale Antimafia dhe Antiterrorizëm në Itali, si dhe prokurorë të SPAK, të cilët kanë në ndjekje procedime penale të përbashkëta ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Në takim mori pjesë dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në takim u diskutua mbi eksperiencat më të mira dhe problematikat e konstatuara gjatë këtij viti në marëdhëniet ndërmjet dy strukturave (DNA dhe SPAK). Nga të gjithë pjesëmarrësit u konfirmua se pas nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit”, ndërmjet DNA dhe SPAK (nënshkruar në Romë me 7 Shkur 2020) ka patur rritje të ndjeshme të bashkëpunimit, janë krijuar disa skuadra të përbashkëta hetimore (JIU) nën drejtimin e EUROJUST, si dhe është rritur shumë shkëmbimi i informacioneve dhe provave në kohë reale, duke kontribuar në rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale në rastet e luftës kundër krimit të organizuar transnacional, në Itali dhe në Shqipëri.

Në përfundim u konkludua se kjo përvojë e deritanishme duhet të vazhdojë, të shtohen kontaktet dhe shkëmbimi informacionit si dhe rastet e hetimeve të përbashkëta, duke vlerësuar si prioritet jo vetëm dënimin e personave që kryejnë këto vepra penale me rrezikshmëri të lartë, por dhe evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve që janë krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal.

Takimi i përbashkët ishte planifikuar të zhvillohej në Romë, por për arsye të situatës të krijuar nga pandemia Codiv – 19, u zhvillua online, në një platformë të çertifikuar dhe të sigurtë dhe zgjati 3 orë.

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp (Datë 25.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 22.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 21.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al