Mbi fillimin e detyrës të një prokurori në Prokurorinë e Posaçme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e datës 13.07.2020, pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme”, si dhe të Vendimit të KPA-së , datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së “Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana”, ka vendosur emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) znj. Manjola Kajana për një mandat 9 (nëntë) vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Sot me datë 14.07.2020, në orën 11.45, u zhvillua ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës i prokurores së emëruar në Prokurorinë e Posaçme, znj. Manjola Kajana, në praninë dhe të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Duke filluar nga dita e sotme, 14 Korrik 2020, Prokuroria e Posaçme do të ushtrojë aktivitetin e saj me 13 prokurorë.

 

 

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp (Datë 09.12.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 08.12.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 06.12.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al