Mbështetje e specializuar nga ICITAP-i gjatë planifikimit për BKH-në

Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, ka ofruar mbështetje të gjerë në procesin në vazhdimësi të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së). ICITAP-i ka ndihmuar në hartimin e drafteve për procedura dhe rregullore të ndryshme pune që do të rishikohen për aprovim nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sapo ai ose ajo të emërohet. Kjo punë është përqendruar në hartimin e një procesi rigoroz përzgjedhjeje dhe në një program trajnimi që do të sjellë shumë nga standartet dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (BKH-së).

Z. Steve Bennett, Drejtuesi i Programit ICITAP në Shqipëri, është besimplotë që planifikimi i detajuar do të japë rezultate pozitive për BKH-në, SPAK-un dhe qytetarët e Shqipërisë: “Planifikimit për BKH-në i është kushtuar shumë vëmendje dhe punë. Ne jemi duke punuar për të përmbushur pritshmëritë e larta të qytetarëve të Shqipërisë për një njësi të policisë gjyqësore që shfaq standartet më të larta të integritetit, profesionalizmit dhe efikasitet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp datë 31.07.2023

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp

Kreu Rreth nesh Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Vende Vakante SPAK BKH Njoftime PROGRAMI I TRANSPARENCËS Kontakt Njoftim per shtyp Me ftesë...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al