Komunikatë për shtyp
Datë 10.10.2023

Formimi i Njësisë së Përbashkët Hetimore nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Z. Altin Dumani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Z. Blerim Isufaj kanë nënshkruar më datë 10 Tetor, 2023 në Prishtinë, një Marrëveshje duke formuar Njësinë e Përbashkët Hetimore, të përbërë nga prokurorë të posaçëm të të dyja prokurorive përkatëse.  

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj Marrëveshje mes dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Z. Dumani dhe Kryeprokurori i PSRK-së, Z. Isufaj e kanë vlerësuar të rëndësishëm nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë mes dy institucioneve të drejtësisë.

Nënshkruesit e Marrëveshjes, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë në luftimin e të gjitha formave të krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp (Datë 25.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 22.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 21.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.