Komunikatë për mediat
Datë 12.07.2023

Sot ne 12 korrik 2023 në Tiranë, u nenshkrua anëtarësimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Rrjetin Operacional @ON, financuar nga
Komisioni Evropian – nën kujdesin e Drejtorisë së Hetimit Antimafia, Itali. Deklarata e Partneritit u nënshkrua nga Drejtori i BKH-së Znj. Aida Veizaj (Hajnaj) dhe Drejtori i Antimafias (DIA) Z. Maurizio Vallone.
Projekti, me mbështetjen e rëndësishme të Europolit, përbën një mjet të
bashkëpunimit ndërkombëtar policor, që ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional, për hetimin e grupeve kriminale ndërkombetare, që përbëjnë një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe për vendet e tjera anëtare.
 
Aktualisht, në këtë rrjet të rëndësishëm marrin pjesë 37 shtete dhe 44 agjenci/polici evropiane dhe më gjerë.  Gjithashtu, në këtë rrjet marrin pjesë edhe forca policore nga vende të ndryshme jo-evropiane si FBI e SHBA-së, Policia Mbretërore Kanadeze, Policia Australiane si edhe polici të Amerikës së Jugut.
 
                           


Njoftimet e Fundit

Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.