Njoftimin për shtyrje të afatit të procedurës për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, Specialist në Sekretarinë Administrative, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

NJOFTIM MBI SHTYRJE TË AFATIT PËR PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE

SPECIALIST NË SEKRETARINË ADMINISTRATIVE, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, KATEGORIA IV-1

 

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, shkronja “b”, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njofton për shtyrje të afatit për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin;

 

·      1 (një) Specialist në Sekretarinë Administrative, Kategoria ekzekutive IV-1

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 23.05.2024, ora 10:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 23.05.2024, ora 13:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al