Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,
ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim
të procedimit penal Nr.07, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:
1.
Arben Lena, akuzuar për
kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i Kodit Penal, Kryetar i
Dhomës së Avokatisë Korçë;
2.
Nikolla Hafësllari, akuzuar për
kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i
Kodit Penal;
3.
Nikolla Jesku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
4. Dajana Kodra
(Ninga), akuzuar për
kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, avokate
pranë Dhomës së Avokatisë Korçë;
5.
Dritan Tabaku, akuzuar
për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi
i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal;
6.
Blerand Kozici, akuzuar për
kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
7.
Artiana Kozici, akuzuar
për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal.
Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të
hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit Nikolla
Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi
i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar
nga neni 245/1/2 – 25, i Kodit Penal, në formën aktive, të dhënies së
përftimit të parregullt prej 5 000 Euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të
paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës
proceduriale të të pandehurit Blerand Kozici, i cili po hetohej nën efektin e
masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec
(për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni
298/3 i Kodit Penal).
Të pandehurit Arben Lena dhe Dajana Kodra (Ninga), kanë konsumuar
elementët e veprës penale “Ushtrimi i
ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, në
formën pasive, të marrjes së përfitimit të parregullt, duke premtuar se do
të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim
lehtësimin e pozitës procedurale të të hetuarit Blerand Kozici.
Sqarim:
Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush
prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës
së prerë
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.