NJOFTIM PËR SHTYP
Datë 04.04.2024

MBI PREZANTIMIN E RAPORTIT VJETOR TË PROKURORISË SË POSAÇME PËR VITIN 2023

Sot më datë 04.04.2024, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, zoti Altin Dumani, shoqëruar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, zonja Aida Hajnaj, Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar, zoti Adnan Xholi dhe Drejtuesi i Seksionit kundër Korrupsionit, zoti Klodjan Braho, prezantoi përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), një përmbledhje të Raportit Vjetor për vitin 2023, lidhur me ecurinë e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përgjatë vitit 2023. Gjithashtu mbi këtë raportim, nga anëtarët e KLP u ngritën pyetje dhe u diskutuan disa nga problematikat e nënvizuara në këtë raport, ku ndër më të rëndësishme ishte paqartësia ligjore e statusit të prokurorëve të posaçëm, shtimi e numrit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nevoja për këshilltarë ligjorë dhe adresimi i ngarkesës së shtuar sipas parashikimit të pikës 8, të nenit 179/b, të Kushtetutës, ndaj Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve, pas marrjes së kompetencave të Komisionerëve Publikë, me përfundimin e mandatit të tyre në datën 31 dhjetor 2024. 

Për informacion më të detajuar lidhur me ecurinë e veprimtarisë së SPAK në vitin 2023, gjeni raportin e plotë në linkun e mëposhtëm:

http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/Raporti-2023.pdf

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 29.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 27.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.