Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Në përfundim të
hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar në datën 10.01.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal
nr.116/1 viti 2022 në ngarkim të pandehurit:
Gazmend
Canaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Nga analiza një e nga
një dhe në unitet të provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet
telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale)
provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se, i pandehuri Gazmend
Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime
ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të
subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme
parlamentare në qarkun e Tiranës, të datës 25 prill 2021.
Rezulton e provuar se
i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar dhe dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E.
G. si dhe ju ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F.
R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre, në favor subjektit politik
që Gazmendi mbështeste.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është
pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa
nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.