Njoftimin mbi rezultatet e verifikimit perfundimtar për ngritje në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese, Përgjegjës i Sektorit të Sistemeve, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR PËR NGRITJE NË DETYRË, NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË SISTEMEVE, NË DREJTORINË E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, KATEGORIA III-a (E BARAZVLEFSHME ME KLASËN III-1)

 

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, kërkesave të veçanta të shpallura për konkurim dhe të përfundimit të procesit të ankimimit, njofton se, për pozicionin;

 

·       1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Sistemeve, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, Kategoria e ulët drejtuese III-a (e barazvlefshme me klasën III-1)

 

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

 

1.     Aldo Cani

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 11.01.2024, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 11.01.2024, ora 13:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al