Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.249 viti 2020, për
veprat penale “Trafikimi i
narkotikëve”, kryer në bashkepunim, në formën e posaçme te grupit të
strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
dhe “Pastrimi i produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të
parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a,
334 dhe 287 gërma “b”
e 25, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar
nga neni 259 i Kodit Penal.
Ky
hetim penal është kryer në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore midis
Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë
së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Itali, me koordinimin e Eurojust dhe
Europol.
Nga hetimi
i këtij procedimi penal është dokumentuar veprimtaria e një grupi të
strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve
narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme,
Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.
Gjatë hetimeve të kryera
janë dokumentuar linjat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe personat e përfshirë
në këtë grup të strukturuar kriminal si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali e vende
të tjera.
Prokuroria e Posaçme në
bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, Eurojust, Europol, Reparti i
Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën
e Interforcës Italiane, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit
kriminal për 21 anëtarë të grupit të
strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike
nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt
Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.
Veprimtaria
kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2020 e në
vazhdim ku është bërë e mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve
narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut,
në Greqi dhe Itali, në tetë episode
trafikimi të lëndëve narkotike të
llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, e cila është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të
Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë
dhe vendet e BE-së.
Gjatë këtij hetimi janë
sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”,
“Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një
vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete,
pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare.
Gjatë hetimit është
dokumentuar edhe një rast korruptiv i një punonjësi të policisë së shtetit, i cili
kundrejt përfitimit të parregullt ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal.
Në përfundim
të hetimeve paraprake janë akuzuar të pandehurit Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo,
Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi,
Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në
bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i
strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer
në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 gërma “b” e 25 të Kodit Penal, sipas roleve të tyre dhe veprave
përkatëse për secilin nga të pandehurit.
I pandehuri Mirash
Gjoni, ish punonjës policie ne Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është
akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë
funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa i pandehuri
Besnik Ruçi, krahas veprave penale të mësipërme është akuzuar dhe për veprën
penale të “Korrupsioni
aktiv i personave që ushtrojnë funksione pubilke”,
të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Në datën
26.12.2023 Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq
të çështjes penale nr.249 të vitit 2020, në ngarkim të 21 të pandehurve të mësipërm,
me akuzat e tyre respektive.
Ndërkohë
është vendosur ndarja e çështjes për hetime të mëtejshme për fakte penale të tjera.
*Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia
e tij me vendim të formës së prerë
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.