Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe grup të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal 141/1 të vitit 2023 ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje narkotikësh, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
Në kuadër të këtij procedimi janë marrë të pandehur gjithsej 10 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët akuzohen se kanë vepruar në formën e një rrjeti kriminal të mirëorganizuar, me shtrirje ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.
Të pandehurit janë:
Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, dhe Geis Sejfullai, të akuzuar për veprat penale:
Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini, të akuzuar për veprat penale:
Artjon Çaushllari (alias Gjika), i akuzuar për veprat penale:
Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvarez dhe Baki Huqi, të akuzuar për veprat penale:
Geis Sejfullai, i akuzuar për veprën penale:
Sipas akteve të administruara për procedimin penal 141/1 i vitit 2023, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përgatitur kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave me “lëkurë gjedhësh”, në brendësi të cilave u gjetën të fshehur 90 kg kokainë me vlerë tregu 3.6 milionë euro. Ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajin korrik dhe nëntor të vitit 2024 si edhe janë magazinuar në disa ambiente në zonën e Mulletit, Tiranë.
Nga hetimet u konkludua se në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal janë të përfshirë edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në këto episode. Për rrjedhojë është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.141/1 të vitit 2023 në procedimin e ri penal, 141/1/1, pa autor dhe vijimin e hetimeve për veprat e mëposhtme penale: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
Ky hetim intensiv, është drejtuar nga Prokuroria së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një sërë teknikash të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë thelbësor për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Procedimi penal Nr. 141/1 i vitit 2023, rrjedh nga aktet e procedimit penal nr. 141 të vitit 2022 i kësaj prokurorie, i regjistruar në ngarkim të 11 të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal“. Këta të pandehur janë akuzuar respektivisht si organizatorë, financues dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal, lidhur me importimin nga Kolumbia për në Shqipëri të një ngarkese me “pleh organik artificial”, dhe nga ekstraktimi i kësaj ngarkese do të përftohej një sasi prej 485.5 kg, lëndë narkotike e llojit kokainë.
Përmes vendimit penal nr. 39, datë 25.6.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të pandehurit janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga ana e Gjykatës, sipas akuzave respektive, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin Nr. 58, datë 30.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndërsa ndaj një shtetasi kolumbian gjykimi vijon ende.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Për referencë:
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.