Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
SPAK çon për gjykim avokatin për ndikim të paligjshëm ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 11 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, çështjen penale nr. 242/2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu.
Çështja është regjistruar më 27.11.2024 për veprat penale:
Procedimi u regjistrua pas kallëzimit të shtetasit me iniciale, S.C. dhe është ndjekur me hetime proaktive duke u mbështetur në metoda speciale të hetimit:
Të dhënat e hetimit
Nga provat e grumbulluara, ka rezultuar se i pandehur Besart Logu ka kërkuar dhe më pas ka marrë, në datën 13 dhjetor 2024, shumën prej 8000 eurosh, me qëllim ndikimin tek prokurori, gjyqtari dhe ekspertët kontabël që kishin në shqyrtim çështje penale, në ngarkim të klientit të tij, shtetasit S.C., në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë.
Klienti i tij akuzohej për veprat penale, “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25, 180/3 dhe 190/2 të Kodit Penal.
Shuma është dorëzuar nga agjenti i infiltruar dhe është marrë nga i pandehuri kundrejt premtimit për të liruar klientin e tij të arrestuar. Rezultatet e hetimeve provojnë se shuma prej 8000 eurosh nuk është marrë si pagesë për shërbimet ligjore të ofruara si avokat, por si përfitim i parregullt, me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarët e drejtësisë, në këmbim të daljes nga burgu të klientit të tij, fakt i cili nuk ndodhi, bazuar mbi hetimet e kryera.
Nga analiza e provave, Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se i pandehuri Besart Logu ka konsumuar elementët e veprës penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.
Kjo vepër penale është formale dhe për kyerjen e saj nuk kërkohet realizimi i pasojës së premtuar (p.sh. lirimi nga burgu apo lehtësimi i akuzave), por mjafton kërkimi ose marrja e përfitimit të parregullt me këtë pretendim.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.