NJOFTIM PËR SHTYP
Datë 30.06.2025

Prokuroria e Posaçme heton shkeljet në tenderin e rrugëve. Gjykata vendos masë sigurie

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza. 

Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H.,  të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

*Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë. 

 

Shënim për gazetarët:

*Procedimi penal 175/1 i vitit 2022 është veçuar nga procedimi penal 175 i vitit 2019.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 29.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 27.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.