SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,
LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
LLOJI I DIPLOMËS “AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA , NIVELI I DIPLOMËS “BACHELOR”, “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESIONAL”
Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, nenit 31, pika 3 të Ligjit Nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, nenit 21, germa “e”, të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Ø Specialist i Armatimit në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria IV-1.
|
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!
|
Afati për dorëzimin e Dokumenteve:
|
Shih procedurat përkatëse
|
|
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
|
- Planifikon nevojat për armë, municion dhe pajisje mbrojtëse për efektivat e BKH-së që do të pajiset me armatim.
- Kryen detyra administrative dhe punë teknike, përshirë planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen, dhe menaxhimin e të gjitha aspekteve të punës për shërbimin e armatimit.
- Siguron informacion të vazhdueshëm për gjendjen e pajisjeve të armatimit në administrim të punonjësve të BKH-së dhe gjendjes së armatimit dhe municionit në magazinë e BKH-së.
- Kryen kontrollin e të gjitha veprimeve që kanë të bëjnë me hyrjen dhe daljen, bën kontabilizimin e dokumentacionit në ditarët e llogarisë së armatimit, vetëm në libra, dokumente e kartela të miratuara, e veçuar nga llogaria materiale.
- Përgatit dokumentacionin për inventarizimin e armatimit, municioneve dhe pajisjeve të tjera të shërbimit të armatimit, jo më pak se një herë në vit.
- Përgatit programin e trajnimit për punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
- Ndjek dhe zbaton programin e trajnimit.
8. Kryen çdo detyrë tjetër me urdhër të veçantë sipas nevojave të lindura gjatë ushtrimit të funksionit në Byronë Kombëtare të Hetimit.
|
|
1
|
LËVIZJA PARALELE
|
|
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
|
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutiv),
b. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
c. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a. Të kenë përfunduar studimet e larta universitare në Akademinë e Forcave të Armatosura. Përparësi përbëjnë studimet dhe kualifikimet pasuniversitare në fushën përkatëse. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite pune në fushën e armëve.
c. Aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.
d. Njohuri mjaft të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
e. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
1.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
a. Formularët e firmosur sipas pikës 1 të nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b. Kërkesë për aplikim;
c. Jetëshkrimi;
d. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
e. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
f. Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
g. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
j. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
k. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
l. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
m. Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
n. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 7 korrik 2025.
|
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 09 korrik 2025, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
|
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuri mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b. Njohuri mbi Ligjin Nr. 74/2014 “Për armët”, i ndryshuar;
c. Njohuri mbi Ligjin Nr. 72/2014 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”;
d. Njohuri mbi VKM Nr. 839, datë 14.10.2015, për miratimin e rregullores “Për përdorimin e armëve të zjarrit”.
e. Njohuri mbi Ligjin Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
f. Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
g. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
h. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
i. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
|
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
|
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Byroja Kombëtare e Hetimit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj.
|
2
|
PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
|
|
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
|
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a. Të kenë përfunduar studimet e larta universitare në Akademinë e Forcave të Armatosura. Përparësi përbëjnë studimet dhe kualifikimet pasuniversitare në fushën përkatëse. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite pune në fushën e armëve.
c. Aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.
d. Njohuri mjaft të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
e. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b. Kërkesë për aplikim;
c. Jetëshkrimi;
d. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
e. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
f. Fotokopje të Kartës së Identitetit(ID);
g. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
h. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
i. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
j. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
k. Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
l. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
|
2.3
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuri mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b. Njohuri mbi Ligjin Nr. 74/2014 “Për armët”, i ndryshuar;
c. Njohuri mbi Ligjin Nr. 72/2014 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”;
d. Njohuri mbi VKM Nr. 839, datë 14.10.2015, për miratimin e rregullores “Për përdorimin e armëve të zjarrit”;
e. Njohuri mbi Ligjin Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
f. Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
g. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
h. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
i. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
|
2.4
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht në Sekretarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 11 korrik 2025.
|
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
§ Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
§ Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;
§ Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
|