NJOFTIM PËR SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIM CIVIL NË POZICIONIN SPECIALIST STATISTIKASH, NË SEKTORIN E REGJISTRAVE DHE STATISTIKËS, NË DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE, DOKUMENTACIONIT DHE SHËRBIMEVE

Në mbështetje të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive në pozicionin:

  • 1 (një) Specialist statistikash, në Sektorin e Regjistrave dhe Statistikës, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria ekzekutive, Klasa IV-1

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

 

LËVIZJE PARALELE

 

data 13/06/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

data 18/06/2025

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. regjistron, administron dhe plotëson hedhjen e të dhënave në regjistrin elektronik dhe fizik të procedimeve penale, si dhe mbledh, përpunon, menaxhon saktësimin e të dhënave statistikore që vijnë nga procedimet penale të regjistruara;
  2. mbledh në mënyrë sistematike të dhënat për veprat penale sipas fushës së veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme;
  3. krijon, mban dhe përditëson bazën e të dhënave në formë elektronike, që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra penale sipas fushës së veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme;
  4. përgatit informimet periodike për progresin e Prokurorisë së Posaçme në përmbushjen e angazhimeve në kuadrin e procesit të integrimit europian, si track record, statistikat e harmonizuara, etj;
  5. kontribuon në përgatitjen e raportit vjetor në lidhje me treguesit e punës së Prokurorisë së Posaçme mbi bazën e të dhënave statistikore të nxjerra nga Sektori i Regjistrit dhe Statistikës;
  6. përgatit statistika në bazë të kërkesave të ardhura nga institucione të ndryshme shtetërore dhe organizma ndërkombëtare, për tregues të ndryshëm në lidhje me procedimet penale të regjistruara dhe të përfunduara;
  7. përgatit të dhëna statistikore për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, drejtoritë/sektorët për treguesit e kriminalitetit, në mënyrë krahasimore sipas periudhave përkatëse;
  8. kryen bashkerëndimin e punës duke pasqyruar në regjistrat elektronik dhe fizik të dhënat në lidhje me çregjistrimin e procedimeve penale, bazuar në kërkesat për gjykim, pushim, vendimet për shpallje moskompetence, si dhe vendimet e pezullimit;
  9. respekton dispozitat në fuqi për ruajtjen e dokumentacionit të klasifikuar “Sekret shtetëror” dhe çdo dokumentacion apo informacion që vihet në dijeni;
  10. përveç detyrave dhe përgjegjësive të mësipërme, kryen edhe detyra të tjera, të ngarkuara nga eprori i drejtpërdrejt, ose eprorët e tjerë sipas hierarkisë, në përputhje me ligjin dhe brenda fushës së detyrave funksionale.
  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VECANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
  4. Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  2. Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune, në profesion;
  3. Të zotërojë një gjuhë të huaj të BE-së, preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze vërtetuar me çertifikatë/diplomë;
  4. Të ketë çertifikata të ndryshme trajnimi;
  5. Të plotësojë kushtet dhe kriteret për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas linkut të mëposhtëm:

https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf

Sqarim: Tek formulari aplikuesi plotëson Aneksi A, Shtojca B, Deklarata 2 dhe Shtojca C, pika A. Secili anëtar i familjes në certifikatë plotëson Shtojca B, Deklarata 3 dhe Shtojca C, pika B.

  1. Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,
  2. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

  1. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  2. Fotokopje të certifikatës familjare;
  3. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);
  4. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  5. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe Diplomën Bachelor (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  8. Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;
  9. Certifikate/diplomë që vërteton njohuri të një gjuhe të huaj të BE-së (preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze);
  10. Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  11. Vërtetim nga Gjykata;
  12. Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  13. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 13.06.2025.

 

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

  • REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016, “95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”;
  5. Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar,
  7. Njohuritë mbi ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  8. Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar;
  9. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  10. Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”;
  11. Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore në Republikën e Shqipërisë”.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  1. 20 pikë për përvojen,
  2. 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,
  3. 10 pikë për certifikimin pozitiv;

Totali i pikëve në përfundim për dokumentacionin e dorëzuar është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. b) Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. c) Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Në përfundim të procesit të ankimimit nga Prokuroria e Posaçme do të shpallet lista e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve), në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidat fitues është ai që renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve).

  1. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar;
  7. Vlerësimi i fundit/referencë nga eprori direkt/punëdhënësi i fundit;
  8. Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  2. Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune, në profesion;
  3. Të zotërojë një gjuhë të huaj të BE-së, preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze vërtetuar me çertifikatë/diplomë;
  4. Të ketë çertifikata të ndryshme trajnimi;
  5. Të plotësojë kushtet dhe kriteret për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas linkut të mëposhtëm:

https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf

Sqarim: Tek formulari aplikuesi plotëson Aneksi A, Shtojca B, Deklarata 2 dhe Shtojca C, pika A. Secili anëtar i familjes në certifikatë plotëson Shtojca B, Deklarata 3 dhe Shtojca C, pika B.

  1. Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,
  2. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Fotokopje të certifikatës familjare;
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);
  6. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe Diplomën Bachelor (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vlerësimi i fundit/referencë nga eprori direkt/punëdhënësi i fundit;
  9. Certifikate/diplomë që vërteton njohuri të një gjuhe të huaj të BE-së preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze;
  10. Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  11. Vërtetim nga Gjykata;
  12. Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  13. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 18.05.2025.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

  • REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSISTË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016, “95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”;
  5. Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar;
  7. Njohuritë mbi ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  8. Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar;
  9. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  10. Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”;
  11. Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore në Republikën e Shqipërisë”.
  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  1. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 15 pikë);
  2. Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë);
  3. Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi rezultatin vlerësimit të testimit me shkrim, vlerësimit të jetëshkrimit, si dhe për intervistën strukturuar me gojë.

Në përfundim të afatit të ankimimit, Prokuroria e Posaçme, do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidatë fitues janë kandidatët që kanë marrë mbi 70 pikë (70% të pikë), duke u renditur nga kandidati me rezultatin më të lartë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 29.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 27.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.