Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Në mbështetje të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policies gjyqësore”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e konkurimit, për pozicionin:
Hetuesit Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme kanë përgjegjësinë të kryejnë verifikime të mjeteve financiare dhe pasurive të personave nën hetim dhe të raportojnë rezultatet pranë prokurorit të posaçëm kompetent.
Hetuesit Financiar kanë statusin e Oficerit të Policicë Gjyqësore. Paga e punonjësve të këtij sektori do të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 21, pika 4 dhe nenit 39/1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar.
Sistemi i përzgjedhjes së Hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme është një proces sfidues, i përgatitur për të gjetur kandidatë më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre që mbështet prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas kompetencës lëndore të parashikuar në ligjin nr. 95/2016.
Kandidatët për Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Kandidatët për Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar duhet të dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme dokumentet si më poshtë:
a) Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme;
b) Jetëshkrim të kandidatit të plotësuar në mënyrë të detajuar;
c) Kopje të diplomës dhe listës së notave të arsimit të lartë dhe çdo dokument tjetër që tregon plotësimin e kriterit arsimor, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;
d) Librezën e punës ose çdo dokument tjetër që vërteton përvojën në punë të kandidatit si oficer i policisë gjyqësore në seksionet e policisë gjyqësore, si oficer i policisë gjyqësore në shërbimet e policisë gjyqësore ose si oficer i policisë gjyqësore në organe dhe institucione të tjera, të cilëve ligji iu ngarkon kompetenca të policisë gjyqësore dhe iu njeh atribute të policisë gjyqësore;
e) Vlerësime të mëparshme të punës ose në mungesë të një vlerësimi pune, letër rekomandimi nga eprori i institucionit që aplikanti është i punësuar ose ka qenë i punësuar;
f) Dëshmi që vërteton njohuri të gjuhëve të huaja;
g) Dëshmi të trajnimeve të kryera (nëse diponon);
h) Dëshmi penaliteti që verteton se kandidati nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale, si dhe Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata që vërtetojnë që nuk është në hetim penal apo gjykim për kryerjen e veprës penale;
i) Dokument që vërteton se, kandidati nuk ka masë disiplinore në fuqi dhe se në momentin e konkurimit nuk ka filluar procedim disiplinor ndaj tij;
j) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Kandidatët të cilët shfaqin interes për të marrë pjesë në konkurim, në zbatim të nenit 6, pika 2, të ligjit nr. 95/2016, në momentin e aplikimit duhet të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, duke nënshkruar dhe paraqitur deklaratën me shkrim sipas shtojcave B2 dhe B3, të këtij ligji.
Dokumentacioni i aplikimit origjinal ose në formën e njësuar me origjinalin, dorëzohet në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, në Prokurorinë e Posaçme. Kandidatët pajisen me vërtetim për dorëzimin e kërkesës dhe të listës së dokumenteve.
Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të mëposhtëm të përzgjedhjes që do të organizohet në përputhje me Rregulloren nr. 248, datë 27.04.2025 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurrimit dhe emërimit të Hetuesve Financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”. Procesi i përzgjedhjes do të kalojë në disa faza nëpërmjet një procesi pikëzimi, ku përfshihen:
Prokuroria e Posaçme zbaton politikën e barazisë në të gjithë praktikat e punësimit. Barazia e mundësive është prioritet i lartë i Prokurorisë së Posaçme, nuk diskriminon asnjë kandidat në mënyrë të paligjshme, të padrejtë apo të paarsyeshme në bazë të gjinisë, statusit martesor, orientimit seksual, fesë apo besimit, racës, kombësisë apo origjinës etnike.
Afati i paraqitjes së aplikimeve dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë nga momenti i publikimit të këtij njoftimi dhe përfundon më datë 12.06.2025, ora 16:00, në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.