Njoftim mbi rezultatet e verifikimit perfundimtar për lëvizje Paralele për kategorinë ekzekutive Specialist protokolli, në Sektorin e Protokoll/Arkiv

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR TË PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE

SPECIALIST PROTOKOLLI, NË SEKTORIN E PROTOKOLL/ARKIV, NË DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE, DOKUMENTACIONIT DHE SHËRBIMEVE, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR,

KLASA IV-1

Në mbështetje të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 1 (një) Specialist Protokolli, në Sektorin Protokoll/Arkiv, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Edlira Miftari
  2. Esla Sejdarasi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 13.02.2025, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al