Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil në kategorinë ekzekutive të pozicionit “Specialist i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes”, në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në mbështetje të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive në pozicionin:
- 1 (një) Specialist i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes, në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1
Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
|
data 29/09/2024
|
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
|
data 04/10/2024
|
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- administron tërësinë e dokumenteve dhe akteve proceduriale që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare, të pranuara/marra nga Prokurori i Posaçëm;
- bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare;
- me miratimin e eprorit mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;
- informon Drejtuesin e Sektorit dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me problemet e identifikuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij;
- realizon komunikimin dhe bashkëpunimin me autoritetet e shteteve të tjera me qëllim marrjen e kërkesave për kryerjen e hetimeve të posaçme për çështjen penale, si dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale;
- me miratimin e eprorit mbikëqyr veprimtarinë e organit kompetent të shtetit të huaj, që është i autorizuar të veprojë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në rast të një çështjeje penale urgjente, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë;
- kryen veprime proceduriale për kërkesat për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale dërguar nga/për autoritetet e huaja, si dhe hetimet e përbashkëta bazuar në Konventa Ndërkombëtare, Kodin e Procedurës Penale, etj.;
- vepron si ndërlidhës me autoritetet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta, ekstradimeve, marrëdhënieve me Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën Qendrore të Interpol-it, Prokurorin Shqiptar Ndërlidhës në Eurojust, Oficerët Ndërlidhës të atashuar pranë Ambasadave të huaja në Tiranë, etj.
- merr masa për ekzekutimin brenda afateve ligjore të kërkesave në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në çeshtjet penale, përfshirë këtu ekstradimet, transferimet e të dënuarve, letërporositë ndërkombëtare, transferimet e proçedimeve duke u udhëhequr nga Drejtuesi i Sektorit;
- përgatit programin për shërbimin apo vizitën jashtë shtetit, të punonjësvë të Prokurorisë së Posaçme, për aktivitete të ndryshme, pas miratimit nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, duke mbajtur komunikimet elektronike me organizatorët, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar;
- përgatit kontributet/raportet të ndryshme në kuadër të fushës së veprimtarisë së sektorit;
- respekton legjislacionin kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Klasifikimin e Informacionit “Sekret Shtetëror”, në çdo shkëmbim informacioni ndërmjet zyrave homologe;
- nxjerr dhe përgatit statistika të ndryshme për sektorin në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të institucionit.
- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
- Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
- Të kenë jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune në fushën e drejtësisë;
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, vërtetuar me çertifikatë/diplomë;
- Preferohet të kenë çertifikata të ndryshme trajnimi;
- Kandidati i shpallur fitues do t’i nënshtrohet procedurave për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, sipas linkut të mëposhtëm: https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf
b. Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,
c. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;
d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
e. Fotokopje të certifikatës familjare;
f. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);
g. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
h. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
i. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
j. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k. Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;
l. Certifikate/diplomë që vërteton njohuri të mira të një gjuhë të huaj të BE-së, (preferohet gjuha angleze);
m. Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
n. Vërtetim nga Gjykata;
o. Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
p. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 29.09.2024.
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]
Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.
- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 7895, datë 27.01.1997 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin 10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar,
- Njohuritë mbi ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 8498, datë 10.06.1999 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për Ndihmën e Ndërsjelltë Juridike në fushën penale” dhe protokollin e saj shtesë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 8497, datë 10.06.1999 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për transferimin e procedimeve në cështjet penale”;
- Njohurite mbi ligjin nr. 8920, datë 11.07.2002 “Për ratifikimin e “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 8499, datë 10.06.1999 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për transferimin e personave të dënuar”.
- Njohuri mbi ligjin nr. 8322, datë 2.4.1998 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për ekstradimin dhe të dy protokolleve shtesë”.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
- 20 pikë për përvojen,
- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,
- 10 pikë për certifikimin pozitiv;
Totali i pikëve në përfundim për dokumentacionin e dorëzuar është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- b) Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- c) Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Në përfundim të procesit të ankimimit nga Prokuroria e Posaçme do të shpallet lista e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve), në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidat fitues është ai që renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve).
- PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar;
- Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
- Të kenë jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune në fushën e drejtësisë;
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, vërtetuar me çertifikatë/diplomë;
- Preferohet të kenë çertifikata të ndryshme trajnimi;
- Kandidati i shpallur fitues do t’i nënshtrohet procedurave për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar; sipas linkut të mëposhtëm:
https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf
b. Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,
c. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;
d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e. Fotokopje të certifikatës familjare;
f. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);
g. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
h. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe Diplomën Bachelor (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
l. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
i. Certifikate/diplomë që vërteton njohuri të mira të një gjuhë të huaj të BE-së, (preferohet gjuha angleze);
m. Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
n. Vërtetim nga Gjykata;
p. Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
o. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, lerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 04.10.2024.
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]
Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.
- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSISTË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 7895, datë 27.01.1997 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin 10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar,
- Njohuritë mbi ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 8498, datë 10.06.1999 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për Ndihmën e Ndërsjelltë Juridike në fushën penale” dhe protokollin e saj shtesë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 8497, datë 10.06.1999 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për transferimin e procedimeve në cështjet penale”;
- Njohurite mbi ligjin nr. 8920, datë 11.07.2002 “Për ratifikimin e “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 8499, datë 10.06.1999 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për transferimin e personave të dënuar”.
- Njohuri mbi ligjin nr. 8322, datë 2.4.1998 “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për ekstradimin dhe të dy protokolleve shtesë”.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 15 pikë);
- Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë);
- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë), nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit të jetëshkrimit.
Nëse kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike (nëpërmjet adresës së e-mail) nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi rezultatin vlerësimit të testimit me shkrim, vlerësimit të jetëshkrimit, si dhe për intervistën strukturuar me gojë.
Në përfundim të afatit të ankimimit, Prokuroria e Posaçme, do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidatë fitues janë kandidatët që kanë marrë mbi 70 pikë (70% të pikë), duke u renditur nga kandidati me rezultatin më të lartë.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;