a- Mbështetja, organizimi dhe krijimi i kushteve të brendshme nëpërmjet menaxhimit ekonomik, efektiv dhe eficent të burimeve financiare dhe atyre njerëzore, duke siguruar Drejtorin e BKH- së, se politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore ofrojnë shërbime që plotësojnë kërkesat e institucionit lidhur me stafin dhe inkurajojnë zhvillimin e personelit në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi b- Siguron efikasitetin e punonjësve të institucionit; c- Siguron shërbime për punonjësit e administratës; d- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm të punonjësve të rinj dhe të punonjësve të tjerë; e- Përgatit projekt urdhrat për lëvizjen dhe emërimin, trajnimet e nëpunësve, punonjësve, hetuesve dhe oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore; f- Bën shënimet përkatëse në dosjen e personelit për masat disiplinore ndaj tyre; g- Rregullon, përditëson dosjet e personelit si dhe rregjistrimin në sistem të të dhënave të punonjësve të BKH-së; h- Ndjek zbatimin e rregullave të etikës në funksion të arritjes së standarteve të parashikuara në ligjin nr 9131, datë 08.09.2003 ”Për rregullat e etikës në administratën publike” si dhe zbatimin korrekt të disiplinës në shërbimin civil; i- Përgjigjet për zbatimin e rregullave për organizimin e brendshëm të punës dhe të proçedurave administrative të parashikuara në rregullore. j- Së bashku me Specialistin për Burimet Njerëzore, ndjek zbatimin e procedurave administrateve që lidhen me kohën e punës dhe bën planifikimin për lejet vjetore të punonjësve të BKH, si dhe ndjek e raporton rregullisht zbatueshmërinë e tyre sa herë që i kërkohet. k- Bën analizën e punës dhe vlerësimin e punonjësve që ka nën varësi, çdo gjashtë muaj apo në fund të çdo viti, dhe i paraqet Drejtuesit të BKH-së një relacion të detajuar për sa më sipër, duke bërë për çdo rast edhe propozime konkrete. l- Propozon Drejtuesit të BKH-së masa disiplinore për punonjësit që ka në vartësi në rast mospërmbushje të detyrave të ngarkuara, thyerjes së disiplinës në punë apo të rregullave të etikës, si dhe për raste të tjera të parashikuara me ligj. m- Kryen detyra administrative/punë, përshirë planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha aspekteve të punës në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe në strukturat e tjera; n- Organizon e bashkëvepron punën me të gjitha strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për përgatitjen e studimeve dhe analizave lidhur me nevojat dhe përbërjen organike të BKH-së, përzgjedhjen e punonjësve të BKH-së për emërim në detyrë, hartimin e politikave të trajtimit financiar të punonjësve dhe të kontrollit shëndetësorë. o- Ndjek procesin e respektimit të marrëdhënieve të punës në të gjitha strukturat. p- Kryen studime dhe zhvillon programe për çështje që lidhen me burimet njerëzore, për të përmbushur nevojat ligjore të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. q- Përgatit programe pune vjetore dhe mujore të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në zbatim të detyrave të programit të punës vjetore të BKH-së. r- Siguron udhëheqje, menaxhim dhe mbikëqyrje direkte të personelit të burimeve njerëzore, përfshirë shqyrtimin e ankesave nga qytetarët ndaj sjelljes së personelit të burimeve njerëzore si dhe jep udhëzime e rekomandime në lidhje me vlerësimin e punës dhe masat disiplinore. s- Përgatit dhe zbaton programe për zhvillimin e performancës së personelit të burimeve njerëzore si dhe identifikon nevojat për trajnim. t- Evidenton dhe i paraqet Drejtorit të BKH-së, mungesat organike të funksioneve si dhe rekomandon shpalljen e vendeve të lira, sipas nevojave organike që krijohen. u- Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga akte ligjore, nënligjore, rregullore dhe dokumente të tjera |