NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE Specialist në Sektorin e Sekretari-Protokoll, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

LLOJI I DIPLOMËS “SHKENCAT SHOQËRORE” NIVELI MINIMAL I DIPLOMËS “MASTER SHKENCOR/ PROFESIONAL

Pozicioni

Specialist në Sektorin e Sekretari-Protokoll, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit – Kategoria IV-1.

Në  zbatim të nenit 7 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al