Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proçes verbal-it Nr. 36, datë 22.10.2020 i mbajtur nga Kancelari si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,
URDHËROJ:
1. Publikimin ne faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Pranim në shërbimin civil” për kandidatët si më poshtë:
Znj. Anisa Dema kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Bleranda Canaj kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Beklie Lala kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Enida Çami kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Griselda Muça kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Merjon Bala kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Eliverta Kasa kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Enxhi Gjata kandidate për pozicionin specialist finance;
Znj. Gentijana Veselaj kandidate për pozicionin specialist burimeve njerëzore;
Znj. Elisa Spahiu kandidate për pozicionin specialist IT;
Z. Ledion Jonuzaj kandidat për pozicionin specialist IT;
Z. Rei Meçani kandidat për pozicionin specialist regjistrues.
2. Testi me shkrim si dhe intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet në mjedisin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”.
3. Të gjithë kandidatët do të njoftohen individualisht nëpërmjët email-it si dhe shpalljes në faqen zyrtarë të Spak për datën, orën dhe vëndin e saktë për zhvillimin e testit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME
Arben KRAJA