Shpallje për punësim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me mediat.

Për shpallje njoftimi për intervistën e strukturuar me gojë për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin specialist statistikash pranë Sektorit të Regjistrave në faqen zyrtare të SPAK”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proces-verbalit Nr. 131 Prot. datë 09.07.2021 i mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) në zbatim të Urdhërit të Drejtuesit të Prokurorisë Nr. 189 datë 16.06.2021 si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

U R DH Ë R O J:

1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Lëvizja Paralele” për intervistën e strukturuar me gojë për kandidatin si më poshtë:
Znj. Leonora Jata

2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 16.07.2021 (e premte) në orën 12:00.

3. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.

4. Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar sipas proçedurës “Pranim në Shërbim Civil” do të informohen përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al