Tregues të punës SPAK - Dhjetor 2022

Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin

DHJETOR 2022

 

 

Janë paraqitur 8 kallëzime penale, nga të cilat, për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

 

Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

 

Janë dërguar për gjykim 9 procedime penale me 90 persona të pandehur, nga të cilët, 2 procedime me 40 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 7 procedime me 50 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

 

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 2 personave nën hetim.

 

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 21 persona të pandehur.

 

Në kuadër të ligjit antimafia janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas të cilëve janë sekuestruar:

 

  • 12 pasuri të paluajtshme;
  • 4 pasuri të luajtshme;
  • 5 subjekte tregtare.

 

***

 

Janë ekzekutuar gjithsej 4 vendime penale të formës së prerë; nga këto, 1 (një) vendim ka marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

 

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 12 të dënuar.

 

***

Janë vënë në ekzekutim 2 letërporosi ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 6 shtetasve shqiptarë si dhe janë transmetuar pranë autoriteteve të huaja 4 kërkesa për ekstradimin nga Jashtë në Shqipëri të shtetasve shqiptarë.

Sa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 5 takime koordinuese me autoritetet e huaja, palë në këto marrëveshje nga të cilat 1 (një) takim është zhvilluar jashtë vendit dhe 4 takime janë zhvilluar nëpërmjet video-konferencës.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë edhe në 2 Takime/ Konferenca.

***

U është kthyer përgjigje e plotë 23 kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga media dhe shtetas shqiptarë.

***

Është monitoruar ecuria e realizimit të treguesve të buxhetit të SPAK për muajin Dhjetor 2022;

 

Janë përditësuar të dhënat në sistemin AFMIS lidhur me fazën e III të PBA 2023-2025, në zbatim të Ligjit Nr. 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Ligjit 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”;

 

Është realizuar detajimi i shpenzimeve buxhetore për vitin 2023 në nivel njësie shpenzuese;

 

Janë nënshkruar 14 kontrata furnizim malli/shërbimi në përfundim të procedurës së prokurimit të iniciuar;

 

Ka filluar procedura për hartimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për prokurimin publik, mbështetur në nevojat për punë, mallra dhe shërbime për vitin buxhetor 2023, në përputhje me formën, mënyrën dhe afatin e parashikuar në ligjin Nr.162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”.

 

 

 

DHJETOR 2022

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp (Datë 25.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 22.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 21.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al