SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL, LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
-Specialist në Sektorin e Financës dhe Buxhetit në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

LLOJI I DIPLOMËS “EKONOMI DEGA FINANCË” NIVELI MINIMAL I DIPLOMËS “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESIONAL” 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 7 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “, Kreut II dhe III, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

  • Specialist në Sektorin e Financës dhe Buxhetit në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria IV-1.

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë  dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

Shih procedurat përkatëse


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

1.      Nëpërmjet  Sistemit të kontabilitetit, bën kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha operacioneve financiare në librat e llogarisë si ditarët e magazinës, librat ndihmës të kontabilitetit, partitarët analitik dhe sintetik të llogarive.

2.      Në fund të çdo muaji kryen centralizimin e operacioneve të ekzekutuara, mbyll dhe kuadron   librat e llogarisë. Siguron që proceset kryesore të kontabilitetit dhe financiare të dokumentohen siç duhet, të përditësohen dhe të rishikohen rregullisht për të arritur përmirësime dhe efikasitet.

3.      Kryen te gjitha veprimet që kanë të bëjnë me degën e thesarit, si regjistrues nëpërmjet sistemit AFMIS  dhe dërgon transaksionet financiare për miratim tek Nëpunësi Zbatues.

4.      Evidenton kontabilitetin e veprimeve të bankës dhe të arkës dhe i regjistron ato në programet e kontabilitetit, duke bërë rakordimet përkatëse të të dhënave të llogarive me situacionin mujor dhe vjetor të shpenzimeve të miratuara nga Dega e Thesarit.

5.      Kryen kontrollin e të gjitha veprimeve që kanë të bëjnë me hyrjen dhe daljen e vlerave materiale, bën kontabilizimin e dokumentacionit në ditarët e llogarisë materiale.

6.      Kryen ndjekjen e konfirmimin e gjithë dokumentacionit që ka të bëjë me qarkullimin e mallrave pa pagesë   dhe donacioneve  në adresë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

7.      Kryen rakordimet mujore  me personat materialisht përgjegjës.

8.      Merr pjesë në kontrollet  e brendshme, inventarizimet  periodike të aktiveve, ushtron kontrolle të vazhdueshme  për gjendjen, përdorimin e administrimin e materialeve në magazinë  dhe në përdorim. 

9.      Organizon  punën  për seleksionimin  e materialeve  duke nxjerr të dhënat  e nevojshme  nga libri i materialeve me afat të gjatë  përdorimi.

10.  Punon në mënyrë sistematike për njohjen  dhe zbatimin e akteve ligjore  e nënligjore  që normojnë punën e tij.

11.  Administron  në përputhje  me rregullat përkatëse të gjithë  dokumentacionin  që ka të bëjë  me funksionin e tij.

12.  Kryen çdo detyrë tjetër me urdhër të veçantë sipas nevojave të lindura gjatë ushtrimit të funksionit në Byronë Kombëtare të Hetimit.

1

LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutiv),
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në Fakultetin e Ekonomisë/dega Financë, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.(Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në profesion.
  3. Aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi. Njohuri mjaft të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
  2. Kërkesë për aplikim
  3. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente;
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
  7. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  8. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  10. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  11. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  12. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail:  [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda dates 12.03.2024.

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 14.03.2024, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr.10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
  7. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  8. Njohuritë mbi Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
  9. Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
  10. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
  11. Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
  12. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Byroja Kombëtare e Hetimit do të shpallë fituesin në portalin e saj.

2

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

 

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në Fakultetin e Ekonomisë/dega Financë, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.(Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në profesion.
  3. Aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi. Njohuri mjaft të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
  2. Kërkesë për aplikim;
  3. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente;
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Fotokopje të Kartës së Identitetit(ID);
  7. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  8. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  9. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  10. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

2.3

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr.10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
  7. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  8. Njohuritë mbi Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
  9. Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
  10. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
  11. Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
  12. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

2.4

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  2. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht në Sekretarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 19.03.2024.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

§  Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

§  Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

§  Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E FAZËS SË

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al