SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,
LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË
SHËRBIMIN CIVIL
LLOJI I DIPLOMËS “SHKENCA EKONOMIKE”
NIVELI I DIPLOMËS ‘’BACHELOR”, “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESIONAL”
Në zbatim nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe
funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e
organizuar”, i ndryshuar, të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr.
152/2013, “Për nëpunësin civil”, i
ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e
Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit
të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele,
periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat e lëvizjes
paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
§ Specialist i Shërbimeve Mbështetëse në
Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Kategoria IV-1.
|
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve
civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në
rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele,
rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin
nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatët që do të aplikojnë duhet të kenë parasysh
edhe normimet e parashikuara në nenin 6 të Ligjit nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)
aplikohet në të njëjtën kohë!
|
Afati për dorëzimin e
Dokumenteve:
|
Shih procedurat përkatëse
|
Përshkrimi përgjithësues i punës
për pozicionin si më sipër është:
|
|
· Asiston Përgjegjësin e Sektorit të Shërbimeve
Mbështetëse, për të gjitha çështjet që lidhen me menaxhimin e shërbimeve
mbështetëse, të miradministrimit të burimeve ekzistuese në përputhje të
kërkesave të punonjësve të strukturës.
·
Kryen detyra administrative dhe punë teknike, përfshirë
planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen
e shërbimit që mbulon në
seksionin e shërbimeve mbështetëse.
·
Harton pasqyrat përmbledhëse për kërkesat që ka BKH,
për mallra, shërbime e investime.
·
Mban në formë tabelore dhe vizive të përditësuar regjistrin e aktiveve te institucionit
referuar akteve ligjore e nënligjore
ne fuqi.
·
Merr pjesë në grupet e punës për detajimin mujor e
vjetor të buxhetit të miratuar për shërbimet.
·
Zbaton procedurat standarde të punës, lidhur me
administrimin, dokumentimin dhe kontrollin mujor të përdorimit të aseteve.
·
Plotëson dhe raporton evidencat.
·
Kryen detyra mbi hartimin dhe zbatimin e procedurave të
prokurimit, në zbatim të buxhetit të miratuar për të strukturën.
· Kryen detyra dhe merr pjesë në procesin e vlerësimit
dhe asgjësimit të vlerave materiale, të cilat kanë humbur funksionalitetin e
tyre, dhe nuk mund të jenë pjesë e inventarit të pasurisë së strukturës.
·
Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga akte ligjore,
nënligjore, rregullore dhe dokumente të tjera.
|
|
1
|
LËVIZJA PARALELE
|
|
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së
njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
|
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutiv),
b. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga
institucioni);
c. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të
vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për
kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet
vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në
shkencat Shoqërore, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të
njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë
marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite
eksperiencë pune në profesion.
c. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
1.2
|
DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit,
Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë,
dokumentet si më poshtë:
a. Formularët e firmosur nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin
dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e
organizuar”, i ndryshuar;
b. Kërkesë për aplikim;
c.
Jetëshkrimi;
d. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
e. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën
në punë);
f.
Fotokopje të Kartës së
Identitetit (ID);
g. Vlerësimin e
fundit nga eprori direkt;
h. Vërtetim nga
institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i.
Vërtetim të gjendjes
shëndetësore;
j.
Vërtetim të gjendjes
gjyqësore;
k. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në
ngarkim të tij/saj;
l.
Vërtetim nga Gjykata
e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
m. Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
n. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim
shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht
në Sekretarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, brenda datës 18.11.2024.
|
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 20.11.2024, do të shpallet në faqen e internetit të
BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret
e veçanta.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes
paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni
ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës
tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
|
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET
INTERVISTA
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuri mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
b. Njohuritë mbi Legjislacionin për Buxhetin.
c. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 10 296, datë 8.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
d. Ligji Nr.162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar.
e. Udhëzim Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e
sektorit publik”.
f.
Njohuritë mbi
Legjislacionin për Shërbimin Civil;
g. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
h. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të
dhënave personale”, i ndryshuar;
i.
Legjislacioni
për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
|
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e
lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në
lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të
punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
|
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, BKH do të shpallë fituesin në
portalin e saj.
|
2
|
PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
|
|
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim
të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele,
rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin
nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë
ekzekutive.
Kandidatët që do të aplikojnë duhet të kenë parasysh
edhe normimet e parashikuara në nenin 6 të Ligjit nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë
kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e
përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i
ndryshuar.
|
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË
SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në
shërbimin civil janë:
a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi
apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f.
Ndaj tij të mos jetë
marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas
Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”,
i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në
shkencat Shoqërore, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të
njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë
marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite në
profesion, në fushën përkatëse.
c. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a. Formularët e firmosur sipas të nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b. Kërkesë për aplikim;
c.
Jetëshkrimi;
d. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
e. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën
në punë);
f.
Fotokopje të kartës së
identitetit (ID);
g. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
h. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
i.
Vërtetim nga
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të
tij/saj;
j.
Vërtetim nga Gjykata
e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
k. Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
l.
Çdo dokumentacion
tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive
apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
|
2.3
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET
TESTIMI
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuri mbi Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e
institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i
ndryshuar.
b. Njohuritë mbi Legjislacionin për Buxhetin.
c. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 10 296, datë 8.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar
dhe Kontrollin”.
d. Ligji Nr.162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar.
e. Udhëzim Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e
sektorit publik”.
f.
Njohuritë mbi
Legjislacionin për Shërbimin Civil;
g. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës
në administratën publike”.
h. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të
dhënave personale”, i ndryshuar;
i.
Legjislacioni për
Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
|
2.4
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe
pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të
trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht në Sekretarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit
brenda datës 21.11.2024.
|
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për
procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e
mëtejshme të kësaj proçedure:
§ Për datën e daljes së rezultateve të
verifikimit paraprak,
§ Datën, vendin dhe orën ku do të
zhvillohet konkurrimi;
§ Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
|