SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL, LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
-Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore - 2 Pozicione

LLOJI I DIPLOMËS “SHKENCAT SHOQËRORE” NIVELI MINIMAL I DIPLOMËS “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESSIONAL

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 7 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “, Kreut II dhe III, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet: 

  • Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore – Kategoria IV-1, — 2 Pozicione.

Pozicionet e më sipërme, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë  dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

Shih procedurat përkatëse

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

1.      I paraqet Përgjegjësit të Sektorit nevojat e institucionit, lidhur me burimet njerëzore, për aftësimin profesional të stafit administrativ si dhe administron dokumentacionin e personelit.

2.      Asiston procesin për hartimin e përshkrimeve të punës për të gjithë pozicionet pjesë të shërbimit civil.

3.      Përgatit dhe mban dosjet e të gjithë personelit të institucionit sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

4.      Respekton afatet dhe asiston procesin e vlerësimit të rezultateve në punë, në përputhje me afatet e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore.

5.      Ndjek dhe trajton afatet dhe procedurat për plotësimin e dokumentacionit të subjekteve kandidatë që i nënshtrohen procesit të verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë, sipas nenit 6 të ligjit 95/2016, i ndryshuar. 

6.      Administron regjistrin themeltar të personelit dhe bën shënimet përkatëse në librezat e punës të personelit.

7.      Jep kontribut në hartimin, miratimin dhe zbatimin e rregullores së institucionit.

8.      Ndjek në vazhdimësi problemet që ngrihen në mjetet e përditshme të informimit publik në lidhje me fushën e veprimit të institucionit dhe informon me shkrim mbi problematikat e evidentuara Përgjegjësin e Sektorit.

9.      Plotëson, ruan, mirëmban dhe arkivon dokumentacionin në dosjet e personelit, kartelat personale dhe regjistrat përkatës për punonjësit e BKH-së, hetues, oficerë të shërbimeve të Policisë Gjyqësore, punonjësve administrativ të pranuar, liruar, larguar apo përjashtuar, si dhe për hedhjen e të dhënave në sistemin e personelit të BKH-së.

10.  Javën e fundit të çdo muaji, plotëson dhe dorëzon tek Përgjegjësi i Sektorit listën e vjetërsisë së punonjësve të institucionit, së bashku me listë-prezencën e tyre, sipas drejtorive përkatëse;

11.  Raporton në mënyrë periodike tek eprori direkt për ecurinë e punëve.

12.  Ruan sekretin për çfarëdo lloj dokumentacioni apo informacioni që vihet në dijeni.

13.  Përveç detyrave dhe përgjegjësive të mësipërme, kryen edhe detyra të tjera, të ngarkuara nga eprori i drejtpërdrejt, ose eprorët e tjerë sipas hierarkisë, në përputhje me ligjin dhe brenda fushës së detyrave funksionale.

14.  Raporton dhe përgjigjet para Përgjegjësit të Sektorit, Drejtorit të Drejtorisë dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për veprimtarinë dhe realizimin me cilësi dhe korrektësi të detyrave.

1

LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutiv),
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional”, në shkencat shoqërore, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar në fuqi, në fushën e burimeve njerëzore.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike WORD dhe EXCEL.
  5. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

1.2

DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
  2. Kërkesë për aplikim
  3. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente;
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
  7. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  8. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  10. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  11. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  12. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail:  [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda dates 12.03.2024.

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 14.03.2024, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  2. Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
  3. Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
  4. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  6. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  7. Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
  8. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Byroja Kombëtare e Hetimit do të shpallë fituesin në portalin e saj.

2

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

 

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional”, në shkencat shoqërore, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar në fuqi, në fushën e burimeve njerëzore.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike WORD dhe EXCEL.
  5. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
  2. Kërkesë për aplikim;
  3. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente;
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Fotokopje të Kartës së Identitetit(ID);
  7. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  8. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  9. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  10. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

2.3

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  2. Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
  3. Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
  4. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  6. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  7. Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
  8. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

2.4

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  2. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht në Sekretarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 19.03.2024.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

§  Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

§  Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

§  Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E FAZËS SË

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al