Shpallje për lëvizje paralele, ngritjes në detyrë dhe konkurrimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e ulët drejtuese, në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian”, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian

Shpallje për lëvizje paralele, ngritjes në detyrë dhe konkurrimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e ulët drejtuese, në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian”, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Në mbështetje të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë, për pozicionin:

  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe konkurrimit nga jashtë shërbimit civil.

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

data 18/11/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË/KONKURRIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL

data 23/11/2025

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. udhëheq dhe ndjek procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, në kuadër të Kriterit Politik dhe Kapitullit 23 të acquis “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullit 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria” si dhe kapitujve të tjerë, ku Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është institucion kontribues;
  2. përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve institucionale në kuadër të Integrimit Evropian, brenda fushës së përgjegjësisë së Prokurorisë së Posaçme;
  3. përfaqëson institucionin në procesin “Screening” për evidentimin e mangësive të legjislacionit shqiptar në kuadër të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe vlerësimin e mangësive të kapaciteteve institucionale dhe administrative të Kapitullin 23 dhe 24, si dhe çdo kërkesë tjetër specifike sipas udhëzimeve të ministrisë përgjegjëse;
  4. koordinon, ndjek dhe finalizon kontributet e Prokurorisë së Posaçme për raportin e Komisionit Evropian, Komitetin e Stabilizim Asocimit, Nënkomitetit të Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, si dhe Nënkomiteteve të tjera Bashkim Europian- Shqipëri;
  5. monitoron dhe kontribuon në procesin e hartimit të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian për kriterin politik dhe Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtesia, Liria dhe Siguria”;
  6. përgatit raportimet në kuadër të takimeve që kryen Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme në lidhje me Kapitulli 23 të acquis “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtesia, Liria dhe Siguria”;
  7. monitoron përgatitjen e raportimeve për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Zyrën e Kryenegociatorit dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet në lidhje me përgatitjet për çeljen e negociatave të antarësimit me Bashkimin Evropian;
  8. organizon për institucionin zhvillimin e takimeve me Grupin Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian dhe koordinon takimet me përfaqësues institucional për këtë çështje;
  9. menaxhon të gjitha komunikimet lidhur me përgatitjen e procesit të negociatave të anëtarësimit dhe mbikëqyr përgatitjen e materialeve për përmbushjen e objektivave në procesin e negociatave;
  10. monitoron përmbushjen e detyrimeve lidhur me procesin e trajnimeve mbi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian;
  11. monitoron detyrimet që lindin nga marrëveshjet me Bashkimin Evropian, si dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare;
  12. organizon punën dhe harton raportet e kërkuara nga strukturat ndërkombëtare si, MONEYVAL, FATF, BE apo organizma të tjerë ndërkombëtarë, mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit;
  13. monitoron dhe koordinon punën në hartimin e raporteve dhe informacioneve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF-së) Komitetin MONEYVAL të KE, FATF dhe informon periodikisht Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme;
  14. kujdeset për përmbushjen në kohë dhe me profesionalizëm të asistencës juridike që jep sektori në procesin e përafrimit të legjislacionit kombëtar të fushës së përgjegjësisë me atë të BE-së, në përputhje me rekomandimet e dhëna në dokumentat strategjike të integrimit, si dhe në harmoni me ligjet e tjera kombëtare;
  15. harton projekt propozime për të mundësuar përfitimin e donacioneve sipas nevojave të strukturave të Prokurorisë së Posaçme;
  16. përfaqëson Prokurorinë e Posaçme pranë institucioneve dhe për aktivitete që zhvillohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtare;
  17. përgatit kontributet/raportet të ndryshme në kuadër të fushës së veprimtarisë së sektorit;
  18. organizon dhe koordinon me strukturat e sektorit dhënien e kontributit në hartimin e draft akteve rregullatore, strategjive të ndryshme sipas nevojave të strukturave të Prokurorisë së Posaçme, në mbështetje të procedurave të teknikës legjislative;
  19. koordinon punën në procesin e nxjerrjes dhe përgatitjes së statistikave të ndryshme për sektorin në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të institucionit.

I. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës klasë III;
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
  4. Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike/Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  2. Të ketë jo më pak se 6 (gjashtë) vite përvojë pune në profesion;
  3. Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, vërtetuar me çertifikatë/diploma. Njohuri në çdo gjuhë të huaj tjetër përbën avantazh;
  4. Preferohet të kenë çertifikata të ndryshme trajnimi;
  5. Kandidati i shpallur fitues do t’i nënshtrohet procedurave për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a) Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas linkut të mëposhtëm: https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf

Sqarim: Tek formulari aplikuesi plotëson Aneksi A, Shtojca B, Deklarata 2 dhe Shtojca C, pika A. Secili anëtar i familjes në certifikatë plotëson Shtojca B, Deklarata 3 dhe Shtojca C, pika B.

b) Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse;

c) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e) Fotokopje të certifikatës familjare;

f) Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);

g) Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;

h) Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

i) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

j) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

k) Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;

l) Certifikate/diplomë që vërteton njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

m) Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

n) Vërtetim nga Gjykata;

o) Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

p) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 18.11.2025.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  5. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar,
  6. Njohuritë mbi institucionet e Bashkimit Europian;
  7. Njohuri mbi procesin e integrimit evropian;
  8. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për negociimin dhe përfundimin e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian”;
  9. Njohuritë mbi ligjin nr. 9590, datë 27.07.2006, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”;
  10. Njohuritë mbi ligjin nr. 43/2016 “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”;
  11. Njohuritë mbi ligjin nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  12. Njohuritë mbi Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6, datë 29.4.2022 “Për përcaktimin e metodologjisë së unifikuar për hartimin e akteve normative”;
  13. Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  14. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  15. Njohuritë mbi ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;
  16. Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”;
  17. Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore në Republikën e Shqipërisë
  18. Njohuritë mbi ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar;
  19. Njohuritë mbi ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  1. 20 pikë për përvojen,
  2. 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,
  3. 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëve në përfundim për dokumentacionin e dorëzuar është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b) Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c) Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Në përfundim të procesit të ankimimit nga Prokuroria e Posaçme do të shpallet lista e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve), në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidat fitues është ai që renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve).

II. NGRITJA NË DETYRË DHE KONKURRIM NGA JASHTË SHËRBIMI CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të konkurrimit nga jashtë shërbimit civil.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KONKURRIMIT NGA JASHTË SHËRBIMI CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin apo në institucione të tjera të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë, si dhe kandidatët nga jashtë shërbimit civil që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët në procedurën e ngritjes në detyrë dhe konkurrimit nga jashtë shërbimit civil janë:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda klasës IV. Kjo kërkesë nuk është e zbatueshme për konkurrim jashtë shërbimit civil;
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
  4. Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike/Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  2. Të ketë jo më pak se 6 (gjashtë) vite përvojë pune në profesion;
  3. Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, vërtetuar me çertifikatë/diploma. Njohuri në çdo gjuhë të huaj tjetër përbën avantazh;
  4. Preferohet të ketë çertifikata të ndryshme trajnimi;
  5. Kandidati i shpallur fitues do t’i nënshtrohet procedurave për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a) Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas linkut të mëposhtëm: https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf

Sqarim: Tek formulari aplikuesi plotëson Aneksi A, Shtojca B, Deklarata 2 dhe Shtojca C, pika A. Secili anëtar i familjes në certifikatë plotëson Shtojca B, Deklarata 3 dhe Shtojca C, pika B.

b) Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,

c) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e) Fotokopje të certifikatës familjare;

f) Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);

g) Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;

h) Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe Diplomën Bachelor (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

i) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

j) Certifikate/diplomë që vërteton njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

k) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

l) Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës, për nëpunësit civil që konkurrojnë për ngritje në detyrë. Kjo kërkesë nuk është e zbatueshme për konkurrim jashtë shërbimit civil;

m) Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

n) Vërtetim nga Gjykata;

o) Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

p) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, lerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 23.11.2024.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë/konkurrimit jashtë shërbimit civil dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë/konkurrimit jashtë shërbimit civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSISTË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  5. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar,
  6. Njohuritë mbi institucionet e Bashkimit Europian;
  7. Njohuri mbi procesin e integrimit evropian;
  8. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për negociimin dhe përfundimin e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian”;
  9. Njohuritë mbi ligjin nr. 9590, datë 27.07.2006, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”;
  10. Njohuritë mbi ligjin nr. 43/2016 “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”;
  11. Njohuritë mbi Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6, datë 29.4.2022 “Për përcaktimin e metodologjisë së unifikuar për hartimin e akteve normative”;
  12. Njohuritë mbi ligjin nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  13. Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  14. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  15. Njohuritë mbi ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;
  16. Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”;
  17. Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore në Republikën e Shqipërisë”;
  18. Njohuritë mbi ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar;
  19. Njohuritë mbi ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  1. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 20 pikë);
  2. Vlerësim me shkrim. (deri në 40 pikë);
  3. Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 40 pikë)

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi rezultatin vlerësimit të testimit me shkrim, vlerësimit të jetëshkrimit, si dhe për intervistën strukturuar me gojë.

Në përfundim të procesit të ankimimit, Prokuroria e Posaçme, do të shpallë listën e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve) në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidatë fitues janë kandidatët që kanë marrë mbi 70 pikë (70% të pikë), duke u renditur nga kandidati me rezultatin më të lartë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë dhe konkurrimit jashtë shërbimit civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, 

– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 18.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 15.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 09.01.2026

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.