SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
-Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 7 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “,Kreut II dhe III, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall Procedurat e lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil për pozicionin: 

  • Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria III-1.

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë brenda shërbimit civil.

Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

Shih procedurat përkatëse


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

a.      Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse varet nga Drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në BKH, merr detyra dhe përgjegjësi përpara tij për veprimtarinë e sektorit si dhe kryen çdo detyrë tjetër brenda fushës së tij të përgjegjësive.

b.      Organizon punën e specialistëve nën përgjegjësinë e tij/saj sipas detyrave që rrjedhin nga kuadri ligjor, si edhe sipas detyrave e udhëzimeve të caktuara nga Drejtori i Drejtorisë për  Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse apo Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

c.       Bashkërendon punën për hartimin e regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike, duke analizuar kërkesat dhe nevojat e institucionit për punë, mallra dhe shërbime.

d.     Koordinon realizimin e procedurave të prokurimit publik me burim financimi nga buxheti i shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi lidhur me prokurimin publik, me qëllim rritjen e efiçensës dhe efikasitetit në procedurat e prokurimit, mirë përdorimin e fondeve publike.

e.      Është përgjegjës për kryerjen e shpenzimeve për mallra dhe shërbime në përputhje me parashikimet e regjistrit të prokurimeve publike dhe të legjislacionit të prokurimit publik.

f.        Përgjegjësi për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e shërbimeve të mirëmbajtjes, transportit, armatimit. Mbikqyr magazinën dhe siguron zbatimin e rregullave të marrjes në dorëzim të vlerave materiale dhe dokumentimin e daljes së tyre nga magazina.

g.      Raporton tek Drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në lidhje me realizmin ose jo të detyrave/programit të punës duke dhënë shpjegimet përkatëse si dhe duke nxjerrë arsyet dhe përgjegjësitë përkatëse në rast mosrealizimi.

h.      Konfirmon dhe mbikqyr lëvizjet e shoferëve në varësi, kontrollon fletë-udhëtimet dhe lëvizjet në rrethe  sipas  parashikimeve në aktet nënligjore.

i.        Merr detyra dhe përgjegjësi përpara tij për veprimtarinë e sektorit si dhe kryen çdo detyrë tjetër brenda fushës së tij të përgjegjësive.

1

LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (nivel i ulët drejtues, kategoria III-1),
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në Shkencat Ekonomike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10.
  3. Preferohen specializime në fushën e administratës publike apo të menaxhimit Aftësi për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi. Njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

1.2

DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
  2. Kërkesë për aplikim;
  3. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente);
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  7. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  8. Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
  9. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  10. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  11. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  12. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 10.03.2024.

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 12.03.2024, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  7. Njohuritë mbi Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
  8. Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
  9. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
  10. Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
  11. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

  1. Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.
  2. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  4. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, BKH do të shpallë fituesin në portalin e saj. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)

2

NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët brenda sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për procedurën e ngritjes në detyrë si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, në kategorinë IV-1,
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në Shkencat Ekonomike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10.
  3. Preferohen specializime në fushën e administratës publike apo të menaxhimit Aftësi për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi. Njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
  2. Kërkesë për aplikim;
  3. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente);
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  7. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  8. Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
  9. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  10. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  11. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  12. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 15.03.2024

 

 

2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 25.03.2024, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.  

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  7. Njohuritë mbi Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
  8. Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
  9. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
  10. Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
  11. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; – Eksperiencën e tyre të mëparshme; – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  2. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, aplikantët do të njoftohen ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të BKH-së.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

a.      për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

b.      datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

c.       mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E FAZËS SË

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al