Në zbatim të nenit 26,
të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 7 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e
Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “,Kreut
II dhe III, të VKM nr. 242, datë
18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të
mesme drejtuese”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall Procedurat
e lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit
civil për pozicionin:
§ Drejtor në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria II-1
|
Pozicionet
më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për
procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të
procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai
është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë
dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.
Kandidatët
që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e
vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për të tre procedurat
(lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet
në të njëjtën kohë!
|
Afati për dorëzimin e Dokumenteve:
|
Shih procedurat përkatëse
|
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më
sipër është:
|
|
Përmbushja e
detyrimeve që rrjedhin nga Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në
Republikën e Shqipërisë, Ligji për
Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e
Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe të
tjera akte në zbatim të tyre me detyrë kryesore identifikimin, planifikimin,
monitorimin, përdorimin me efektivitet dhe infrastrukturës së nevojshme
logjistike e buxhetore në funksion të plotësimit të nevojave të hetuesve dhe
shërbimeve të policisë gjyqësore, si varësi administrative nga Drejtori i
BKH-së, më konkretisht:
Koordinon dhe ndjek punën për zbatimin e
rregullave dhe dispozitave ligjore në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe
atyre financiare. Ka detyrën e nënpunësit zbatues. Organizon, planifikon dhe
bën ndarjen e detyrave në përputhje me ligjin, aktet nënligjore në fuqi si
dhe urdhrat, udhëzimet apo aktet e tjera me karakter administrativ.
Identifikon, planifikon, monitoron, përdorimin me
efektivitet të infrastrukturës së nevojshme logjistike në funksion të
plotësimit të nevojave të strukturave.
Siguron bashkërendimin e punës ndërmjet punonjësve të
Drejtorisë së Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe njësive të tjera
strukturore të institucionit, në përputhje me detyrat e përgjithshme apo të
veçanta që dalin nga urdhrat, udhëzimet, aktet e tjera me karakter
administrativ apo porositë, me shkrim apo me gojë, të Drejtorit të BKH-së.
Përgjigjet për përgatitjen, programimin, planifikimin,
garantimin e cilësisë së dokumentit përfundimtar të buxhetit si dhe
bashkërendimin e punës gjatë procesit të zbatimit të buxhetit të BKH-së.
Siguron garantimin përpara miratimit të
shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë,
rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të menaxhimit financiar me
transparencë, efektivitet, efiçencë dhe ekonomi. Çdo muaj kujdeset për
rakordimin e shpenzimeve me degën e thesarit dhe Drejtorinë e Buxhetit. Në
mbyllje të vitit ushtrimor monitoron hartimin e bilancit kontabël, ku
pasqyrohet aktiviteti financiar për vitin përkatës.
Organizon rregullisht punën për inventarizimin e
pasurisë së institucionit, përfshi mjetet dhe pajisjet që kanë në përdorim
punonjësit, arkën, magazinën dhe bibliotekën, duke evidentuar për çdo rast
përgjegjësitë eventuale, në rast të shkaktimit të dëmit dhe duke marrë masat
e nevojshme për riparimin e tyre. Siguron ruajtjen, administrimin, dhe
mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit të BKH-së përkundrejt humbjeve,
vjedhjeve, keqpërdorimit apo përdorimit të paautorizuar.
Bashkëpunon me institucionet e ndryshme dhe kryesisht Ministrinë
e Financës për çështjet në fushën e përgjegjësisë.
Propozon Drejtuesit të BKH-së masa disiplinore për
punonjësit e Drejtorisë së Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse në rast
mospërmbushje të detyrave të ngarkuara, thyerjes së disiplinës në punë apo të
rregullave të etikës, si dhe për raste të tjera të parashikuara me ligj.
Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar në zbatim të ligjit
dhe akteve nënligjore në fuqi.
|
|
|
|
1
|
LËVIZJA
PARALELE
|
|
Kanë të drejtë të
aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në
të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
|
1.1
|
KUSHTET PËR
LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet
të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-
Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës
kategori (nivel i mesëm drejtues, kategoria II-1),
b-
Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me
një dokument nga institucioni);
c-
Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume
mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për
kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet
vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet
të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a.
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në
shkencat Ekonomike, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të
njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë
marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b.
Të kenë eksperiencë pune jo më
pak se 15 vite eksperiencë pune në profesion, nga këto 10 vite eksperiencë pune
në poste drejtuese.
c.
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të
punës në grup.
|
1.2
|
DOKUMENTECIONI,
MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët duhet të
dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni
për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
a.
Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr.
95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b.
Kërkesë për aplikim;
c. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart
në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente);
d.
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë
edhe diplomën bachelor);
e.
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që
vërtetojnë eksperiencën në punë);
f.
Vlerësimin e fundit nga eprori
direkt;
g.
Vërtetim nga institucioni që
nuk ka masë disiplinore në fuqi;
h.
Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
i.
Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
j.
Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
k. Vërtetim
nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të
tij/saj;
l.
Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku
banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
m.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet,
kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në
jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së
Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 05.12.2023
|
1.3
|
REZULTATET PËR
FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 07.12.2023, do të shpallet në faqen e
internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele
dhe kriteret e veçanta.
Në të njëjtën datë
kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e
veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni
për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail,
për shkaqet e moskualifikimit.
|
1.4
|
FUSHAT E
NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me:
a.
Njohuritë mbi
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
b.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në
Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
c.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i
ndryshuar;
d.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së
Shqipërisë”;
e.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar;
f.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
g.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
h.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në
zbatim të tij;
i.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në
ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
j.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën
publike”;
k.
Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011,
“Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
l.
Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë
lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
m.
Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret
Shtetëror”.
|
1.5
|
MËNYRA E
VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
a.
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo
kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.
b.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë
intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
c.
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin
e pozicionit të punës;
d.
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
e.
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për
karrierën.
f.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
|
1.6
|
DATA E DALJES
SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të
vlerësimit të kandidatëve, BKH do të shpallë fituesin në portalin e saj. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë
do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet
adresës së e-mail)
|
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në
fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele,
rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet
procedurës së ngritjes në detyrë.
Kandidatët
që do të aplikojnë, nëse do
kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e
nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e
institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i
ndryshuar.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë
kandidatët brenda sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e
përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i
ndryshuar.
|
2.1
|
KUSHTET QË
DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET
E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet
të plotësojnë kushtet për procedurën e ngritjes në detyrë si vijon:
d-
Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, në kategorinë III-1,
e-
Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me
një dokument nga institucioni);
f-
Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume
mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për
kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet
vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet
të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
d.
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në
shkencat Ekonomike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën
fushë. (Diplomat të cilat janë marrë
jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
e.
Të kenë eksperiencë pune jo më
pak se 15 vite eksperiencë pune në profesion, nga këto 10 vite eksperiencë pune
në poste drejtuese.
a.
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të
punës në grup.
|
2.2
|
DOKUMENTACIONI,
MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që
aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a.
Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr.
95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b.
Kërkesë për aplikim;
c. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart
në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente);
d.
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë
edhe diplomën bachelor);
e.
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që
vërtetojnë eksperiencën në punë);
f.
Vlerësimin e fundit nga eprori
direkt;
g.
Vërtetim nga institucioni që
nuk ka masë disiplinore në fuqi;
h.
Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
i.
Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
j.
Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
k. Vërtetim
nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të
tij/saj;
l.
Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku
banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
m.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet,
kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në
jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së
Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 11.12.2023.
|
2.3
|
REZULTATET PËR
FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 21.12.2023, do të shpallet në faqen e internetit
të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe
kriteret e veçanta, vendin dhe orën e saktë ku do
të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë
kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e
veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni
për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail,
për shkaqet e moskualifikimit.
|
2.4
|
FUSHAT E
NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me:
a.
Njohuritë mbi
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
b.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në
Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
c.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i
ndryshuar;
d.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së
Shqipërisë”;
e.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar;
f.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
g.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
h.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në
zbatim të tij;
i.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në
ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
j.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën
publike”;
k.
Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011,
“Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i
ndryshuar;
l.
Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë
lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
m.
Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret
Shtetëror”.
Kandidatët gjatë
intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë,
kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; – Eksperiencën e
tyre të mëparshme; – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për
karrierën.
|
2.5
|
MËNYRA E
VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me:
a.
Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b.
Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne
motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c.
Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të
përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;
Në përfundim të vlerësimit të
kandidatëve, aplikantët do të njoftohen ata individualisht në mënyrë
elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia përgjegjëse
e institucionit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të BKH-së.
|
3
|
PRANIM
NË SHËRBIMIN CIVIL
|
|
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në
fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele,
rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet
procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.
Kandidatët
që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e
vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë
kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e
përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i
ndryshuar.
|
3.1
|
KUSHTET QË
DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE
KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që duhet
të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a.
Të jetë shtetas shqiptar;
b.
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c.
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d.
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë
detyrën përkatëse;
e.
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për
kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f.
Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit
nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet
të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
f.
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në
shkencat Ekonomike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën
fushë. (Diplomat të cilat janë marrë
jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
g.
Të kenë eksperiencë pune jo më
pak se 15 vite eksperiencë pune në profesion, nga këto 10 vite eksperiencë pune
në poste drejtuese.
b.
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të
punës në grup.
|
3.2
|
DOKUMENTACIONI,
MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që
aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
n.
Formularët e firmosur sipas të nenit 6, të Ligjit nr.
95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar
o.
Kërkesë për aplikim
p. Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në
linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente;
q.
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë
edhe diplomën bachelor);
r.
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që
vërtetojnë eksperiencën në punë);
s.
Fotokopje tëKartës së Identitetit(ID);
t.
Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
u.
Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
v. Vërtetim
nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të
tij/saj;
w.
Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku
banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
x.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet,
kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në
jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së
Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 11.12.2023.
|
3.3
|
REZULTATET PËR
FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 21.12.2023, do të shpallet në faqen e
internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në
detyrë dhe kriteret e veçanta, vendin dhe
orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë
kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e
veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni
për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail,
për shkaqet e moskualifikimit.
|
3.4
|
FUSHAT E
NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me:
n.
Njohuritë mbi
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
o.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në
Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
p.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i
ndryshuar;
q.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së
Shqipërisë”;
r.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar;
s.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
t.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
u.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në
zbatim të tij;
v.
Njohuritë mbi
Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në
ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
w.
Njohuritë mbi
Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën
publike”;
x.
Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011,
“Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
y.
Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë
lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
z.
Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret
Shtetëror”.
Kandidatët gjatë
intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë,
kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; – Eksperiencën e
tyre të mëparshme; – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për
karrierën.
|
3.5
|
MËNYRA E
VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me:
a.
Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b.
Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne
motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c.
Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të
përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;
Në përfundim të vlerësimit të
kandidatëve, aplikantët do të njoftohen ata individualisht në mënyrë
elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia përgjegjëse
e institucionit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të BKH-së.
|
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për
procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të informohen për fazat
e mëtejshme të kësaj proçedure:
a. për datën e daljes së rezultateve të verifikimit
paraprak,
b. datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
c. mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
|