Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Nenit 77 i Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar i Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese në pozicionin:
1 (Një) Përgjegjës Sektori i Sistemeve pranë Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit – Kategoria e ulët drejtuese III-a
Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë për procedurën “Lëvizja Paralele brenda sistemit të prokurorisë” dhe “Ngritja në detyrë brenda sistemit të prokurorisë”.
. Në rast se ky pozicion rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procëdurës “Lëvizja Paralele” apo “Ngritja në detyrë” sipas Ligjit të Nëpunësit Civil.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJA PARALELE, NGRITJA NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
08/07/2022
Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NË DETYRË BRENDA SISTEMIT TË PROKURORISË
08/07/2022 deri në 22/07/2022
Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NË DETYRË PËR INSTITUCIONE QË RREGULLOHEN ME LIGJIN E NËPUNËSIT CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Menaxhon dhe mirëmban infrastrukturën fizike dhe virtuale të serverave;
- Mirëmban dhe menaxhon postën elektronike, serverat, sistemet antivirus, back up etj
- Ofron zgjidhje të reja teknologji dhe softëare për përmirësimin e sistemeve të informacionit;
- Siguron shërbime mbështetëse që lidhen me menaxhimin e sigurisë dhe rreziqeve;
- Harton specifikime, implementon dhe përdor programe që përmbushin nevojat e përdoruesve etj.
- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar shoqëruar me vendimin e konfirmimit;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Elektronike/ Informatike/Sisteme Informacioni;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë;
- Preferohet të zotërojnë të paktën një certifikatë për sistemet operative, ëindoës server 2012-2022;
- Të zotërojë të paktën një çertifiktë për systemin MS-Exchange server 2010-2022;
- Të zotërojë eksperiencë ne platformat e virtualizimit VMëare dhe Hyper-V dhe sistemet backup;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuar me një çertifikatë;
- Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
- Kërkesë për punësim
- CV të detajuar së bashku me një foto;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
- Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Deshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
- Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
- Vërtetim banimi;
- Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht peranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga “Jordan Misja”, Nr 1, Tiranë 1000.
- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet vlerësimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuri mbi Ligjin nr.10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
- Njohuri mbi Ligjin nr.10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi Ligjin nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi legjislacionin për krimin kibernitik (ëëë.akshi.gov.al/Legjislacioni);
- Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike;
6.Legjislacioni në fuqi në lidhje me sigurinë e infromacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html)
1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
- Dokumentacioni i dorezuar, i ndare ne 20 pike per pervojen; 10 pike per trajnime apo kualifikime te lidhura ne fushen perkatese, dhe 10 pike per çertifikimin pozitiv ose per vleresimet e rezultateve individuale ne pune kur proçesi i çertifikimit nuk eshte kryer.
- Intervistën e strukturuar me gojë (60 pike)
- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të këtë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit 95/2016.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posacme, për rezultatet (nëpërmjet adresës së emailit). Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme.
- NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Ky informacion do të merret në faqen e SPAK.
2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar shoqëruar me vendimin e konfirmimit;
- Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Elektronike/ Informatike/Sisteme Informacioni;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë;
- Preferohet të zotërojnë të paktën një certifikatë për sistemet operative, ëindoës server 2012-2022;
- Të zotërojë të paktën një çertifiktë për systemin MS-Exchange server 2010-2022;
- Të zotërojë eksperiencë ne platformat e virtualizimit VMëare dhe Hyper-V dhe sistemet backup;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuar me një çertifikatë;
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
- Kërkesë për punësim
- CV të detajuar së bashku me një foto;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
- Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Deshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
- Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
- Vërtetim banimi;
- Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitice apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.
- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga SPAK, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuri mbi Ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
- Njohuri mbi Ligjin nr. 10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Njohuri mbi legjislacionin për krimin kibernitik (ëëë.akshi.gov.al/Legjislacioni);
- Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike;
6.Legjislacioni në fuqi në lidhje me sigurinë e infromacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html)
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Mënyra ë vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
- Vlerësim me shkrim. (40 pikë)
- Dokumentacioni i dorezuar (20 pikë)
- Intervistën e strukturuar me gojë (40 pike)
- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.