Shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese, në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore”, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve

Shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese, në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore”, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Në mbështetje të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë, për pozicionin:

  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

 

LËVIZJE PARALELE

 

data 27/03/2026

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

 

NGRITJE NË DETYRË

 

data 01/04/2026

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. identifikon dhe planifikon nevojat e istitucionit lidhur me rekrutimin, trajnimin dhe rritjen profesionale të vazhdueshme të burimeve njerëzore;
  2. ndjek dhe zbaton procedurat ligjore mbi menaxhimin e burimeve njerëzore, të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me rekrutimin/punësimin transferimin, pezullimin, lirimin nga detyra, vlerësimin e rëzultateve në punë, përshkrimet e punës, etj.;
  3. kordinon dhe orienton strukturat brenda institucionit duke përcaktuar rregulla të hollësishme për caktimin e objektivave në lidhje me vlerësimin e rezultateve në punë dhe hartimin e përshkrimeve të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  4. harton dhe përditëson bazën e të dhënave të strukturës së Prokurorisë së Posaçme lidhur me, vlerësimet e rezultateve në punë, regjistrin e punonjësve që pajisen me certifikatë sigurie, regjistrin e punonjësve që mbartin detyrimin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, regjistrin e trajnimeve, si dhe regjistrin e strukturës për pushimet vjetore, etj;
  5. harton raportin vjetor të sektorit, planin e rekrutimit, si dhe planin vjetor të punës së sektorit;
  6. ndjek dhe mbikqyr zbatimin e disiplinës në punë, të Kodit të Etikës dhe të rregullores së brendshmë të institucionit. Kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për ndërgjegjësimin e punonjësve lidhur me zbatimin e etikës, disiplinës dhe rregullores së brendshme;
  7. monitoron regjistrin e punonjësve që pajisen me certifikatë sigurie personeli, duke informuar punonjësit për përgatitjen e dokumentacionit të aplikimit, si dhe njoftimin e tyre brenda afatit për aplikimin ose ri aplikimin për pajisen me certifikatë sigurie personeli;
  8. informon subjektet deklarues të Prokurorisë së Posaçme për procedurat dhe afatin për deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesave, si dhe harton listat për punonjësit që mbartin detyrimin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, duke administruar dokumentacionin përkatës për këtë qëllim, në zbatim të parashikimeve ligjore dhe nënligjore;
  9. identifikon nevojat për trajnim të personelit, harton kalendarin vjetor të trajnimeve dhe ndjek zbatimin e programeve të trajnimit në funksion të zhvillim profesional të punonjësve të institucionit;
  10. në bashkëpunimin me Drejtorin e Burimeve Njerëzore dhe Kancelarin përditësojnë regjistrin e personelit, duke plotësuar në mënyrë të vazhdueshme të dhënat në dosjet individuale të nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë të administratës, si dhe librezat e punës;
  11. asiston në grupe pune për hartimin e projekt-akteve, rregulloreve, udhëzimeve, në bashkëpunim me struktura të tjera të institucionit;
  12. merr masa për njoftimin paraprak të punonjësve të cilët mbushin moshën për pension, njofton eprorët e tyre, si dhe bashkëpunon me strukturat e tjera në institucion për plotësimin e dokumentacionit, në mënyrë që punonjësit, të cilët largohen nga institucioni dhe që dalin në pension, të dorëzojnë bazën materiale dhe të kryejnë detyrimet me institucionin;
  13. përgatit dhe ndjek grafikun e pushimeve vjetore dhe të lejeve të tjera të punonjësve të institucionit, në zbatim të legjislacionit përkatës;
  14. përgatit listëprezencën e të gjithë institucionit të Prokurorisë së Posaçme për pagimin e pagës së punonjësve organikë dhe të përkohshëm, sipas informacionit të plotësuar nga sektori/drejtoria e çdo strukture;
  15. plotëson formularin tip të pensionit suplementar për punonjësit apo ish punonjësit e dalë në pension;
  16. përfaqëson Prokurorinë e Posaçme për çështje civile dhe administrative në Gjykatë, ndjek të gjitha procedurat ligjore me qëllim zgjidhjen e rasteve;
  17. përveç detyrave të mësipërme, kryen edhe detyra të tjera, të ngarkuara nga eprori i drejtpërdrejt, ose eprorët e tjerë sipas hierarkisë, në përputhje me ligjin.

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës klasë III;
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
  4. Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  2. Të ketë jo më pak se 6 (gjashtë) vite përvojë pune në profesion;
  3. Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, vërtetuar me çertifikatë/diploma;
  4. Preferohet të kenë çertifikata të ndryshme trajnimi;
  5. Kandidati i shpallur fitues do t’i nënshtrohet procedurave për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar; Zotërimi i certifikatës së sigurisë përbën avantazh;
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a) Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas linkut të mëposhtëm: https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf

b) Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse;

c) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm: https://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime/jeteshkrimi-standard/

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e) Fotokopje të certifikatës familjare;

f) Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);

g) Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;

h) Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

i) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

j) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

k) Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;

l) Certifikate/diplomë që vërteton njohuri të mira të gjuhës angleze;

m) Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

n) Vërtetim nga Gjykata;

o) Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

p) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 27.03.2026.

 

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

 1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  5. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar;
  6. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar;
  7. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar;
  8. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 26.02.2014 “Për vlerësiminm e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, të ndryshuar;
  9. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 117, datë 05.03.2014 “Për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit e të Regjistrit Qendror të Personelit”;
  10. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administrates shtetërore dhe institucionet e pavarura”, të ndryshuar;
  11. Njohuritë mbi ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  12. Njohuritë mbi Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6, datë 29.4.2022 “Për përcaktimin e metodologjisë së unifikuar për hartimin e akteve normative”;
  13. Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  14. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  15. Njohuritë mbi ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;
  16. Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”;
  17. Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore në Republikën e Shqipërisë

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  1. 20 pikë për përvojen,
  2. 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,
  3. 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëve në përfundim për dokumentacionin e dorëzuar është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. b) Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. c) Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Në përfundim të procesit të ankimimit nga Prokuroria e Posaçme do të shpallet lista e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve), në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidat fitues është ai që renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve).

II. NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin apo në institucione të tjera të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda klasës IV;
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
  4. Për t’u pranuar në shërbimet e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e sigurisë të caktuara me ligj të veçantë, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, të nënshkruar nga kandidati dhe familjarët e afërm të kandidatit.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  2. Të ketë jo më pak se 6 (gjashtë) vite përvojë pune në profesion;
  3. Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, vërtetuar me çertifikatë/diploma;
  4. Preferohet të kenë çertifikata të ndryshme trajnimi;
  5. Kandidati i shpallur fitues do t’i nënshtrohet procedurave për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar; Zotërimi i certifikatës së sigurisë përbën avantazh;
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a) Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar; sipas linkut të mëposhtëm:

https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.pdf

b) Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,

c) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm: https://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime/jeteshkrimi-standard/

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e) Fotokopje të certificates familjare;

f) Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);

g) Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;

h) Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe Diplomën |Bachelor (përfshirë çertifikatën e notave). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

i) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

j) Certifikate/diplomë që vërteton njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

k) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

l) Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;

m) Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

n) Vërtetim nga Gjykata;

o) Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

p) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, lerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 01.04.2026.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected]

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSISTË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  5. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar;
  6. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar;
  7. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar;
  8. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 26.02.2014 “Për vlerësiminm e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, të ndryshuar;
  9. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 117, datë 05.03.2014 “Për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit e të Regjistrit Qendror të Personelit”;
  10. Njohuri mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administrates shtetërore dhe institucionet e pavarura”, të ndryshuar;
  11. Njohuritë mbi ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  12. Njohuritë mbi Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6, datë 29.4.2022 “Për përcaktimin e metodologjisë së unifikuar për hartimin e akteve normative”;
  13. Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  14. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  15. Njohuritë mbi ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;
  16. Njohuritë mbi ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”;
  17. Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore në Republikën e Shqipërisë”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  1. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 20 pikë);
  2. Vlerësim me shkrim. (deri në 40 pikë);
  3. Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 40 pikë)

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT 

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi rezultatin vlerësimit të testimit me shkrim, vlerësimit të jetëshkrimit, si dhe për intervistën strukturuar me gojë.

Në përfundim të procesit të ankimimit, Prokuroria e Posaçme, do të shpallë listën e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve) në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidatë fitues janë kandidatët që kanë marrë mbi 70 pikë (70% të pikë), duke u renditur nga kandidati me rezultatin më të lartë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në deetyrë, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.03.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 10.03.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 09.03.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.03.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.