Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të procedurës "Pranim në shërbimin Civil", për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin, Specialist pranë Sekretarisë së Ekzekutimeve të Vendimeve Penale

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “d” të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b”, nenit 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; nenit 20, 21, 22 dhe nenit 24 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 07.01.2022 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procesverbalit Nr. 455 Prot., datë 14.12.2022 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,


URDHËROJ:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues pas fazës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë sipas procedurës “Pranim në Shërbimin Civil” si më poshtë:
  • Quintino Kodra kandidat fitues për pozicionin Specialist pranë Sekretarisë së Ekzekutimeve të Vendimeve Penale
  1. Kandidati z. Quintino Kodra do ti nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
  2.  Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al