Për shpallje njoftim në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Ngritje në detyrë” me kategori page III-a në pozicionin Përgjegjës i Financës dhe Menaxhimit të Aktiveve

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Kreun IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; si dhe Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; procesverbalit Nr. B119 Prot., datë 23.03.2023 i mbajtur nga ana e Komisionit të pranimit për “Ngritjen në detyrë” (KPND) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,   URDHËROJ:  
  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues pas fazës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë sipas procedurës “Ngritje në detyrë” si më poshtë:
 
  • Esi Kola kandidat fitues për pozicionin Përgjegjës i Financës dhe Menaxhimit të Aktiveve
 
  1. Kandidati znj. Esi Kola do ti nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al