Njotim shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranim ne sherbim civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin Përgjegjës Sektori - në Sektorin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar i Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e nivelit te ulët drejtuese në pozicionin:
1 (Një) Përgjegjës Sektori – në Sektorin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – Kategoria e nivelit te ulët drejtues III-a

Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civile minimalisht të së njëjtës kategori nepermjet procedurës “Lëvizja Paralele”
Vetem ne rast se ky pozicion rezulton se eshte ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedures “Ngritje në detyrë” dhe me pas “Pranim ne sherbim civil” dhe sipas Ligjit të Nëpunësit Civil dhe VKM 242, date 18.03.2015
PËR PROCEDURAT (LËVIZJA PARALELE, NGRITJA NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIM CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

05/06/2023
Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIM CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
• Kontrollon dhe monitoron punën në sektorin e ekzekutimit të vendimeve penale.
• Kontrollon afatet për t’u vënë në ekzekutim vendimet penale sa më shpejt, brenda afateve ligjore.
• Në bashkëpunim me prokurorët koncepton urdhërat e ekzekutimit të vendimeve penale sipas të dënuarve:
• Në bashkëpunim me prokurorët bënë përllogaritjet e paraburgimit për çdo të denuar sipas masave të dënimit.
• Ndjek çdo shkresë të ardhur në sektorin e ekzekutimit të vendimeve penale dhe merr masa për përgjigjen e tyre.
• Ndjek çdo detyrë të ngarkuar nga prokurorët për sektorin e ekzekutimit të vendimeve penale.
• Ndjek çdo statistikë të kërkuar në sektorin e ekzekutimit të vendimeve penale, duke bashkepunuar me zyren e regjistrit.
• Ndjek çdo shkresë dhe informacion në lidhje me të paraburgosurit në regjim të posaçëm.
• Përgjigjet për hartimin e urdhërave të ekzekutimit të vendimeve penale, të cilat miratohen nga prokurori.
• Përgjigjet për përllogaritjet e afateve të paraburgimit për çdo të dënuar sipas masave të dënimit.
• Krijon fashikullin përkatës për çdo vendim penal të formës së prerë që ekzekutohet. Fashikulli do inventarizohet dhe fleta e inventarit, nënshkruhet nga sekretari i ekzekutimit të vendimeve penale dhe prokurori përkatës që ka nxjerrë urdhërin për ekzekutimin e vendimit.
• Veprimet e kryera për ekzekutimin e vendimeve do të pasqyrohen në regjistrin e ekzekutimit të vendimeve penale, i cili plotësohet për çdo zë të tij.
• Siguron sekretimin e të gjithë regjistrave para fillimit të hedhjes së praktikave duke firmosur në fillim dhe fund të çdo regjistri dhe duke e vulosur atë.
• Siguron regjistrimin e të gjithë praktikave të ekzekutimit në regjistrin përkatës (manual dhe elektronik).
• Siguron përpunimin dhe nis postën në destinacion përsa u përket urdhërave për ekzekutimin e vendimeve penale.
• Brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, dorëzon në arkiv të gjithë dokumentacionin e vitit paraardhës, përveç rasteve kur praktika është ende në trajtim prej tij.
• Siguron nxjerrjen e të dhënave statistikore për Ekzekutimet e Vendimeve Penale.
• Formulon dhe i kthen përgjigje shkresave të institucioneve të ndryshme, lidhur me Sektorin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë nëpunësit civilë minimalisht të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar me dokument, brenda së njëjtës kategori;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (vërtetuar me dokumentet përkatëse)
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike .
b. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c. Të kenë të paktën 10 vite eksperience pune ne fushen juridike nga te cilat te pakten 2 (dy) vite te kete punuar ne fushen e ekzekutimit te vendimeve penale;
d. Preferohet të ketë kualifikime
e. Preferohet te kete punuar ne sistemin e Prokurorise, Drejtesise
f. Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
g. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
h. Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
i. Ploteson kushtet, kriteret per paisjen me certifikate sigurie sipas legjislacionit ne fuqi per informacionin e klasifikuar

1.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

05.06.2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

1.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
f) Njohuri nga Ligji 79, date 25.06.2020 “Per ekzekutimin e vendimeve penale.
g) Njohuri mbi ligjin 81, viti 2020 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim….”

 

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:
• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për rezultatet individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;
• 60 pikë intervista me gojë.

1.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

2. NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes ne detyre janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar me dokument i një kategorie më të ulët;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
b- Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c- Të kenë të paktën 15 vite përvojë pune në fushën juridike ng ate cilat 2 vite ne fushen e ekzekutimit te vendimeve penale.
d- Preferohet të ketë kualifikime ne fusha te drejtesise
e- Preferohet te kete punuar ne sistemin e Prokurorise, Drejtesise
f- Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
g- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
h- Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
i- Ploteson kushtet kriteret per paisjen me certifikate sigurie sipas legjislacionit ne fuqi per informacionin e klasifikuar

2.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

05/06/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: NGRITJE NË DETYRË

2.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
h) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
i) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
j) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
k) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
l) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
m) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
n) Njohuri nga Ligji 79, date 25.06.2020 “Per ekzekutimin e vendimeve penale.
o) Njohuri mbi ligjin 81, viti 2020 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim….

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:
• Vlerësim me shkrim (40 pikë).
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin ekonomik ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 20 pikë).
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën (deri në 40 pikë).

2.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

15. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedures për ngritje në detyrë, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

3.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
2. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
3. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune ne fushen juridike;
4. Preferohet të ketë kualifikime
5. Preferohet te kete punuar ne sistemin e Prokurorise, Drejtesise
6. Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
7. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
8. Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.

3.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

05/06/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

3.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë..
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit ne sherbim civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

3.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
f) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
g) Njohuri nga Ligji 79, date 25.06.2020 “Per ekzekutimin e vendimeve penale.
h) Njohuri mbi ligjin 81, viti 2020 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim….”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

• Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e ekonomisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

3.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme.
Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al